Flash

Shtypi i Beogradit/ Trump anon nga serbët, kërkon votat e diasporës në SHBA

Lapsi.al 30 June 2020
Shtypi i Beogradit/ Trump anon nga serbët, kërkon votat e

Fjalët se pas marrëveshjes aspak të favorshme për Kosovën fshiheshin interesat presidenciale të Trump, për të marrë votat e lobit serb në SHBA qarkullonin prej kohësh, por tani ato kanë marrë konfirmim edhe nga udhëheqësit më të lartë në Beograd. Sipas një shkrimi të botuar së fundi në gazetën “Novosti”, presidenti Aleksandar Vuçiq është i bindur se për Serbinë do të ishte më e mirë fitorja e Trumpit, ndërsa për shefin e diplomacisë, Ivica Daçiqin (foto me Trump), kjo shtë një gjë që nuk duhet vënë në diskutim. “Administrata e presidentit Trump ka bërë hapa me rëndësi në lidhje me çështjen e Kosovës, meqë ka konsideruar interesat tona dhe ka marrë parasysh interesat tona dhe ka pranuar argumentet tona, gjë që administratat e përparshme nuk kanë pranuar ta bënin” ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Trump has Dacic's support for 2020 elections

Pikërisht për këtë Daçiq i ka bërë thirrje lobit serb në ShBA të votojnë për manajtin milioner të ndërtimit. “Nuk mendoj se do të ishte keq që vendi nga i cili rrjedhin t’iu sugjerojë se për kë mund të votonin, meqë në këtë mënyrë do t’iu transmetonim se çfarë përvojash kemi me administratën për të cilën bëhet fjalë” ka thënë ai për Novosti.

Kjo ide se diaspora në SHBA duhet të votojë për presidentin actual pasi një fitore e re e Trump do të ishte fat për Serbinë, e mbështesin edhe analistë me peshë në Beograd. “I deleguari special presidencial për dialogun mes Beogradit dhee Prishtinës, Richard Grenell (Poshte me Vuçiq), ka bërë disa veprime të cilat nuk i kishim pritur nga asnjëri nga presidentët e mëparshëm të SHBA. Përveç kësaj duke treguar gatishmëri të dëgjojë qëndrimet e zyrtarëve të Beogradit, administrata e Trumpit iu shmang qasjes binare problemit të Kosovës, sipas të cilës njëra palë duhet të humbë çdo gjë, në mënyrë që pala tjetër t’i fitojë të gjitha” i ka thënë Novosti-t analisti i Qendrës për Stabilitet Shoqëror, Nemanja Staroviq.

My Europe: Trump′s Balkan deal sends shivers through southeastern Europe | Europe| News and current affairs from around the continent | DW | 01.02.2020

Pra në Serbi tashmë e pranojnë hapur se administrate Trump është më e favorshme për ta, prandaj ata po bëjnë plane që të apelojnë diasporën në SHBA të votojë për një mandate të ri të presidentit aktual. Kuptohet qartë se çfarë duhet të kuptojnë shqipëtarët prej kësaj.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

“Der Spiegel”: Goditje për “Gjarprin”

Është njeriu i fortë i Kosovës: Hashim Thaçi. Tani Presidenti është i akuzuar nga Haga për krime lufte. Përse tani? Çfarë sinjifikon ndryshimi dramatik për Rich...

21:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI