Flash

Gjykata Speciale/ Pse Rama veshi kostumin popullor të patriotit folklorik?

Lapsi.al 26 June 2020
Gjykata Speciale/ Pse Rama veshi kostumin popullor të patriotit folklorik?

Po të dëgjosh argumentet e kryeministrit të gjitha janë kundër Tribunalit

të Hagës, por qëndrimin e ka pro tij

Edi Rama është shfaqur të enjten i revoltuar, me tone të larta dhe me argumenta populiste për të komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për  Thaçin dhe Veselin, në një qasje që i ngjante si dy pika uji, asaj që mbajti kur Saimir Tahiri doli në përgjimet italiane.

Edhe fjalimi në parlament (video poshte) edhe intervista që dha në mbrëmje në Klan Kosova u karakterizuan nga e njëjta linjë, që kryeministri shqiptar mban kur nuk ka një qëndrim të prerë: ai përdor një gjuhë të dyfishtë, tregon me gisht të zezën, por edhe të kundërtën e saj, formon fjali stilistikisht të ndërlikuara, po ku është e vështirë të gjesh thelbin.

Kjo kontradiktë u pa edhe në reagimin e Ramës në mbrojte të presidentit të Kosovës dhe ish kreut të kuvendit.

Ai solli një sërë shembujsh dhe argumentash se si këta drejtues së shtetit kishin qenë pro ngritjes së Gjykatës Speciale, se si e kishin përkrahur dhe votuar atë, se si vetë, Rama kishte qenë pro atij tribuanali në Hagë.

Por, nga ana tjetër ai shtjelloi një sërë argumentash se pse kjo "shkallë e gjashtë gjykimi" për ish luftëtarët e UÇK-së, ishte imolave, e padrejtë dhe asimetrike.

Kryeministri argumentoi se një drejtësi që zgjatet pa fund nuk bën drejtësi. Ai përmendi rastin e Haradinajt dhe të tjerëve që kanë mbi 10 vite që enden gjykatave, fëmijët e të cilëve rriten me ankthin nëse i kanë prindrit heronj apo kriminelë.

Ai përmendi faktin se komuniteti ndërkombëtar po tregohet asimetrik, pasi Serbia që ishte agresore nuk i lejon fare hetuesit e huaj të merren me krimet e saj, ndërsa Kosova që ishte viktimë po i nënshtrohet hetimeve të njëpasnjëshme.

Megjithëse vuri në dukje njohuritë e tij të pakta juridike, ai e quajti Gjykatën Speciale të Hagës "unikale" në llojin e saj.

Pra po të dëgjosh argumentat e Ramës të vjen vetëvetiu një pyetje: A duhet ta mbështeste ai kur u ngrit dhe a duhet ta votonin liderët kosovërë  këtë Tribunal? Kur kishin gjithë këto argumenta kundër, pse u sollën ndryshe?

Kësaj kontradikte, Rama nuk i dha dot përgjigje. Prandaj për të fshehur atë, ai përgjori një gjuhë patetike, një ton të lartë dhe patriotizëm folklorik për njollosjen e historisë.

Lexo më tej:

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

Të gjitha argumentat që ai rreshtoi i shkojnë në favor atyre që kërkojnë sot shfuqizimin nga parlamenti i Kosovës të kësaj gjykate që formalisht e është nën sovranitetin e tij.

Dhe politikanët maten me akte. Nëse mendon vërtet kështu, Rama le ta thotë troç qëndrimin e tij.

Në të kundërtën është hipokrizi edhe të shash gjykatën edhe të jesh për mbajtjen e saj në këmbë.

Pikërisht për të mbuluar këtë hipokrizi kryeministri ngritne zërin në parlament dhe zvatej në logorene e imoralitetit të deklaratave që vinin nga Haga.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI