Flash

“Der Spiegel”: Goditje për “Gjarprin”

Lapsi.al 26 June 2020
“Der Spiegel”: Goditje për “Gjarprin”

Është njeriu i fortë i Kosovës: Hashim Thaçi. Tani Presidenti është i akuzuar nga Haga për krime lufte. Përse tani? Çfarë sinjifikon ndryshimi dramatik për Richard Grenell, negociatorin e Trump?

Nga Walter Mayr, Vjenë

Bomba shpërtheu në sekondën e fundit dhe nga ai moment dallga e tronditjes ka shkundur të gjithë Ballkanin: Gjykata Speciale e Hagës akuzon Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës. Akuza paraprake për zëdhënësin politik të organizatës guerile të UÇK-së flet për një numër krimesh kundër njerëzimit, krime lufte, “gati 100 vrasje” të shqiptarëve, serbëve, romëve të Kosovës dhe anëtarë të grupeve të tjera etnike.

Thaçi u detyrua të ndryshojë planet e udhëtimit. Të shtunën do të negocionte një dalje nga ngërçi diplomatik në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në Uashington me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kosova, ish-provinca serbe që ka deklaruar pavarësinë e njëanshme që nga viti 2008 jo vetëm që nuk njihet nga Serbia, por edhe nga 5 vende të BE, si dhe nga anëtarët e përhershëm të OKB-së, Rusia dhe Kina që refuzojnë të japin bekimin diplomatik për ish-republikën e vogël shqiptare të ish-Jugosllavisë.

Mandati i arrestit kundër Thaçit që po publikohet tani, ka efektin e një gjykate ndërkombëtare që tërheq frenat e emergjencës në sekondën e fundit. Samiti serbo-kosovar në Uashington, i planifikuar për të shtunën, anashkaloi diplomacinë e BE nga Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump për Ballkanin.

Duhej të ishte një goditje PR-i në një kohë fushate për presidentin e Shteteve të Bashkuara që është nën presion - megjithatë ishte e paqartë deri në fund se për çfarë palët duhet të binin dakord. Njohje diplomatike të Kosovës nga Serbia në këmbim të një shkëmbimi territoresh? Pra, një zgjidhje që BE, posaçërisht kancelarja gjermane, e hedh poshtë si hapin e parë fatal drejt një zhvendosjeje kufijsh brenda-evropiane? Nuk ka shans.

E vërteta është se BE, si një peshë e mundshme e rëndë politike, ka dështuar në çështjen e Kosovës, në oborrin e saj të pasmë dhe ka rënë nën hijen e Uashingtonit që nga fillimi. Si ndërhyrja e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999, ashtu edhe përpjekja për njohje diplomatike në vitin 2008, erdhën pas presioneve të forta të Shteteve të Bashkuara. Momenti kur Hashim Thaçi, asokohe kryeministër, deklaronte përpara gazetarëve të mbledhur në Hotel Grand në Prishtinë se nuk kishte asgjë për të thënë do të mbetet ikonik. Plani i tij për të shpallur pavarësinë ishte rrëzuar më parë nga e dërguara amerikane, Tina Kaidanov me fjalët: “Absolutisht jo”. Plani i Uashingtonit ishte ndryshe.

Thaçi ka marrë vazhdimisht mbështetje nga ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe është ka vlerësuar si “George Washington-i i Kosovës” nga kandidati aktual presidencial, Joe Biden. Veterani i luftës e ka plotësuar në mënyrë perfekte rolin e tij si “qen prehri” i gjeopolitikës amerikane.

“Ne jemi shumë mirënjohës që Uashingtoni kërkon në këto kohë dramatike gjeopolitike një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë,” - i tha Thaçi gazetës Frankfurter Allgemeine Zeintung pak para udhëtimit të planifikuar për në SHBA. “Është një bekim për Kosovën”, që ka Uashingtonin nga pas.

Ajo që bëri Thaçi para se të bëhej njeriu më i fuqishëm në politikën e brendshme të Kosovës, është e dokumentuar mirë. Sipas një raporti të Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane në vitin 2005, njeriu që në UÇK e quanin “Gjarpri”, kontrollonte “një rrjet aktiv kriminal në të gjithë Kosovën”. Në një raport të Këshillit të Europës në vitin 2011, anëtarët kryesorë të UÇK-së, veçanërisht Thaçi, akuzohen për krime të rënda lufte. Flitet për vrasje, tortura dhe trafik organesh.

Përse kjo gjë nuk pengoi askënd që të ulej në tryezë me Thaçin derisa në pikëpyetje ishte e ardhmja e këtij rajoni kyç të krizës evropiane? Ata që janë në Uashington dhe Bruksel duhet t’ia bëjnë vetes këtë pyetje. Gjykata speciale e financuar kryesisht nga BE në Hagë ka si detyrë të sqarojë aspektet kriminale në të shkuarën e kreut të shtetit kosovar. Një vendim i formës së prerë nga gjyqtari është në pritje.

Të paktën një gjë duket e sigurt: për marrëveshje të matura për çështjen e Kosovës, BE, por mbi të gjitha amerikanët, kanë humbur një nga dy intelokutorët. ©Marrë nga Der Spiegel, përshtati LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI