Flash

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

Lapsi.al 24 June 2020
Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për

Thirrja e papritur e mikut të tij dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Gjykata speciale ka kapur të pa përgatitur jo vetëm organizuesit e tryezës së Uashingtonit, por edhe Edi Ramën. Ai ka bërë një dedikim të ndjer ndaj Thaçit dhe Veselit. Por ajo që bie në sy është një nuancë jo e vogël, që flet për dy standartet e kryeministrit tonë. Sepse Lapsi.al i ka krahasuar dhe reagimi i tij ka qenë krejt i ndryshëm kur Haga thirri për intervistë ish kryeministrin Haradinaj, gjë që shkaktoi më pas edhe dorëheqjen e tij dhe shumë më i angazhuar sot.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur

Në statusin pro Thaçit dhe Veselit kryeministri shqiptar ka shkruar:

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE.

Pra nëse në këtë rast Rama i quan dy të akuzuarit "kriminelë të supozuar" dhe i nderon si udhëheqës të luftës, për Ramushin e konsideron thirrjen nga specialia si një sfidë personale.

Lexojeni më poshtë satusin e Ramës në korrik 2019: “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20 vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”.

Pra diferenca e dy postimeve te krahasuara nga Lapsi.al është e qartë dhe është e vështirë që ajo të shpjegohet vetëm me kundërshtitë që ai ka pasur me Haradinajn dhe me miqësinë që ruan me Thaçin.

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Më tepër neutraliteti ndaj të parit dhe hidhërimi për të dytin lidhet edhe me partizanllëkun e kryeministrit për planin që Hashim Thaçi po shkonte të realizonte në Uashington dhe që u prish papritmas. Vetëm një zhgënjim i këtyre përmasave mund të shpjegojë qëndrimin me dy standarte ndaj Gjykatës speciale.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI