Flash

Vuçiç fiton në zgjedhjet pa opozitë/ Cila qe loja e shqiptarëve?

Lapsi.al 22 June 2020
Vuçiç fiton në zgjedhjet pa opozitë/ Cila qe loja e

Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç,  zgjeroi të dielën e 21 ershorit, kontrollin e saj mbi pushtetin pas një fitoreje  zgjedhore në votimet që u zhvilluan pa 9 partitë kryesore të opozitës. "Unë jam mirënjohës ndaj popullit për këtë mbështetje historike", tha presidenti nga selia e Partive Progresive Serbe (SNS, e djathtë e qendrës), që është në pushtet prej tetë vitesh. "Ne kemi fituar kudo, kemi fituar atje ku  nuk kemi fituar kurrë" konfirmoi ai, duke thënë se SNS ka marrë më shumë se 63% të votave ose 189 vende nga 250 që ka parlamentiu serb (nga 131 që kishte në legjislaturën e mëparshme). Sipas vlerësimeve të institutit Ipsos, partneri i tij në koalicionin në largim, Partia Socialiste Serbe (SPS qendra e majtë), fitoi 11% të votave.

Hija presidenciale  i dominoi këto zgjedhje të para në Evropë që nga mbyllja prej pandemisë. Ndonëse Aleksandar Vucic nuk u paraqit, emri i tij u shfaq në fletët e votimit si shefi i SNS.

Kjo "fitore e thellë" u ndihmua nga bojkotimi i votimit nga partitë kryesore të opozitës të cilat pretendojnë se zgjedhjet e lira ishin të pamundura për shkak të mungesës së demokracisë dhe manipulimit të mediave.  Ato vazhduan të denoncojnë zgjedhjet "false" dhe të pretendojnë suksesin e lëvizjes së tyre. Këtë gjë nuk e ndaloi as pjesmarrja në garë e rreth 20 partive të tjera, që ndonëse zgjodhën të garonin, zor se e kalojnë pragun prej 3% të kërkuar për të hyrë në parlament. Mes tyre ishin edhe një pjesë e partive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

Sipas rezultateve paraprake, Alternativa demokratike shqiptare – Lugina e Bashkuar, ka siguruar tre vende në Parlamentin e Serbisë. Ndërkohë pritet të dalë rezultati përfundimtar, ku shpresohet që numri i deputetëve shqiptarë të shkojë në 4. Pikërisht për të ruajtur legjitimitetin e zgjedhjeve të kontestuara, miku i tij Edi Rama i bëri thirrje shqiptarëve të Luginës që të dilnin masivisht në zgjedhje. Gjoja me motivin e fitimit të sa më shumë vendeve për deputetët shqiptarë në parlament, kjo thirrje kishte qëllimin shmangjen e një salle njëngjyrëshe në emër të së cilës Vuçiç ndryshoi edhe ligjin elektoral, duke ulur pragun nga 5% në 3%.

Në të njëjtën linjë me Ramën doli edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi që e mbështeti sot suksesin e partive shqiptare:

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”

Lexo me tej:

Zgjedhjet në Serbi/ Rama thirrje pro farsës së Vuçiçit

Por, jo të gjitha përtitë shqiptare iu bindën thirrjes nga Tirana. 

Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, në Luginën e Preshevës u shpreh se partia e tij nuk ka marrë pjesë në zgjedhje pasi sipas tij, Serbia nuk është treguar asnjëherë e gatshme për të dëgjuar zërin e shqiptarëve në parlamentin e saj. Ai e denoncoi Aleancën e shtyrë nga Tirana zyrtare si fallco "ku 3 parti në Bujanovc dhe Preshevë nuk arrin të kenë më shumë se 5-6% të popullit”. tha ai.

Ndonëse shumë media pranë qeverisë në Tiranë po shesin si fitore numrin rekord të deputetëve shqiptarë në parlamentin serb, kjo ka qenë më shumë një përpjekje e qeverisë Rama për të ruajtuar fasadën e zgjedhjeve fallco dhe pa opozitë, që po bëhen një model i njëjtë i gjithë autokratëve të Ballkanit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI