Flash

Akti i rrallë/ Parlamenti Europian penalizon Shqipërinë

Lapsi.al 19 June 2020
Akti i rrallë/ Parlamenti Europian penalizon Shqipërinë

Të tjera kushte për Shqipërinë dhe negociata praktikisht ende të pahapura. Ky është përfundimi që është arritur me votimin e vonë të mbrëmjes së djeshme në Parlamentin Europian. Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, PE miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: "Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare". 

Ky është një akt i paprecedentë për Parlamentin Europian. Ky insititucion nuk ka shtuar kurrë kushte, kur si në rastin e Shqipërisë, vendet anëtare të BE kanë dhënë dritën jeshile për negociatat. Votimi është bërë pranë mesnatës së djeshme. Edhe pse ky amendament është iniciuar nga grupi i Partive Popullore Europiane, çka bie në sy është vota masive e eurosocialistëve për të shtuar kushte. Dyshohet që ky pozicionim i të majtëve ka ardhur si pasojë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kjo votë ndëshkuese lexohet edhe si ndarja përfundimtare e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë në rrugëtimin europian. Ndërkohë që Maqedonia fqinje pritet të kryejë Konferencën Ndërqeveritare, ky votim e bën praktikisht të pamundur për Shqipërinë të vazhdojë rrugëtimin dhe mbajtjen e kësaj konference, pa zgjidhur 15 kushtet e fundit.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler vjen pas mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve. Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

Taulant Balla paraqiti një lutje në kryesinë e partisë Socialiste Europiane për votim kundra në bllok por kjo nuk u mor parasysh.

Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve, sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat.

Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqsimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet.

Njëri prej kushteve është edhe dënimi i politikanëve që kanë blerë vota në zgjedhjet e Dibrës e Shijakut. Rama i ka marrë ata vazhdimisht në mbrojtje.

Shkresa e Grupit PPE:

[ Dua t'ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE e raportit "Rekomandime për Ballkanin Perëndimor" do të dorëzojë amendamentin si më poshtë: ]

"thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare"

[ Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET) ]

Të këshilluara

Kulisat/ Si po luan Rama me "listën Murrizi"

Sa më shumë ditë kalojnë aq më e hapur bëhet loja e Ed Ramës për përdorimin e figurinave të opozitës së re si masha për të penguar koalicionet zgjedhore në garë...

17:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI