Flash

“Shuplakë” nga Gjermania për Kosovën: Nëse doni BE, mos kërkoni zgjidhje tjetër

Lapsi.al 18 June 2020
“Shuplakë” nga Gjermania për Kosovën: Nëse doni
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thekson për DW se vendet e Ballkanit Perëndimor që duan perspektivë europiane, duhet edhe për zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, të gjejnë zgjidhje me BE-në. “Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE”, - thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW. Lexo më tej:

Përplasja SHBA-BE për Kosovën, Grenell reagon pas vizitës së Lajçak në Prishtinë

“Ndaj – thekson ai – për këtë jam shumë, shumë i sigurt që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment. "Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian. Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

Lajçak: Dyshoj se një marrëveshje e mirë mund të arrihet pa ndërmjetësimin e BE-së

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t'i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane", - nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Andi Bushati:Le ta besojme Rik Grenellin dhe të ëndërrojmë me sy hapur

Deklarata vjen pas entuziazmit që ka kapur autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo nuk është parë me sy të mirë nga liderët europianë që e shohin këtë një anashkalim të tyre. Deklarata e Gjermanisë vjen edhe pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ka shprehur kritika për rolin e Brukselit gjatë kësaj kohe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kulisat/ Si po luan Rama me "listën Murrizi"

Sa më shumë ditë kalojnë aq më e hapur bëhet loja e Ed Ramës për përdorimin e figurinave të opozitës së re si masha për të penguar koalicionet zgjedhore në garë...

17:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI