Flash

Alarmi sot 82 raste, një i vdekur/ Si u 15-fishua numri brenda qershorit

Lapsi.al 14 June 2020
Alarmi sot 82 raste, një i vdekur/ Si u 15-fishua numri brenda qershorit

Numri i të infektuarve nga koronavirusi po përshkallëzohet me rritme alarmante, madje edhe më shumë se në ditët më të këqia të pandemisë. Nëse në fillim javë numri i të infektuarve nga testet e bëra ishte 42, ai u ngjit në 44, 48 dhe 57. Ndërsa sot ministria e Shëndetësisë njoftoi 82 raste të reja me COVID-19 dhe nje 68 vjeçar nga Puka qe ka humbur jeten, nderkohe qe ne total numri i te infektuarve ka shkuar 570.  

Por po të krahasohet numri i tanishëm me atë të ditëve të para të qershorit kur filloi hapja e plotë, rritja është e frikshme (shiko tabelën poshtë).

Nëse në 1 Qershor kishim vetëm 6 raste të reja sot numri i tyre është gjashtëfishuar.

Sipas mjekut të kudondodhur Pëllumb Pipero ka tre arsye që përligjin shtimin e rasteve: “Po ti rreshtonin do të thosha, e para është heqja e masave kufizuese.Besoj janë afërsisht 2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh, është e natyrshme.. Një arsye e dytë janë grumbullimet e njerëzve që koicidoi edhe me protesta.Së treti është edhe numri i shtuar i rasteve pozitive midis bluzave të bardha”.

Në fakt, QSUT po shndërrohet në një vatër të shpërndarjers së virusit. Nga 40 personel shëndetësor i testuar, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në një status të tij Sali Berisha e ka cilësuar si ‘bombë biologjike” Qëndrën Spitalore Universitare duke pretenduar se 80% e rasteve të reja burojnë prej aty.

Por, ndonëse në Shqipëri masa e infektimit vazhdon të jetë 1 i infektuar çdo 10 tamponë, e njëjta mesatare si ajo e dy muajve më parë, kur i gjithë vendi ishte i mbyllur në karantinë, për Ministrinë e Shëndetësisë që do të mbajë lart optimizmin, ajo ende nuk përbën një problem. Ogerta Manastirliu reagoi me një shënim në facebokun e saj duke e përshkruar gjendjen: “brenda pritshmërisë sonë”.

©lapsi.al

Shpërndarja sipas qyteteve

28 të prekur në Tiranë

18 në Shkodër,

10 në Krujë

8 në Durrës

7 në Vlorë

3 në Kamëz

Nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier

Nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI