Flash

Huaja e re/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin e Berishës që sot e ka kaluar

Lapsi.al 10 June 2020
Huaja e re/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin e

Edi Rama ka quajtur sot si sukses marrjen e 650 milionë eurove të tjera nga qeveria, pra pikërisht atë që dikur ia faturonte si krim që rrënon të ardhmen e vendit, paraardhësit të tij Sali Berisha. Po t’i kthehesh kronikave kur Rama ishte shefi i opozitës, sidomos në vitet 2012-2013, një nga temat më alarmante është fundosja që qeveria Berisha po i bënte vendit duke e zhytur atë në borxhe.

Retorika e Ramës për shpërdorimin e të “ardhmes së fëmijëve tanë”, qe një nga arsyet e shumta të ngjitjes së tij në pushtet.

Lexo me tej:

Borxhi i frikshëm që mori Rama i shpjeguar fare thjeshtë

"Borxhi i lartë publik është kërcënim për ekonominë, rrezikon falimentimin. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që pasqyron atë që ne në mënyrë të përsëritur kemi bërë me dije për publikun, duke iu rënë kambanave të një alarmi. Është e pamundur të vazhdohet të mbahet pesha e këtij borxhi dhe të vazhdohet të shpenzohet nga ana tjetër pa asnjë lloj papërgjegjshmërie” u thoshte ai në mars 2013 grupeve të interesit, të cilave u prezantonte programin e Rilindjes për infrastrukturën.

Në atë kohë shifra e borxhit sipas FMN-së ishte 70.1 % e Prodhimit të Brendëshëm Bruto (GDP).

Pasi i mori karigen "rrënuesit të së ardhmes", Sali Berishës, Rama nuk gjeti ndonjë mënyrë më të mirë për të pompuar ekonominë sesa krijimi i borxhit për brezat e nesërm. Por, ndryshe nga paraardhësi, kryeministri socialist nuk operoi me borxh direkt, por me një borxh të fshehur të kamufluar pas koncesioneve, PPV dhe projektit “1 miliard euro”. Psh, vetëm tre koncesione (hemodializa, Check Up dhe sterilizimi) u kushtojnë shqipëtarëve 21.8 milionë euro çdo vit.

Sipas opozitës bashkë me llogaritjen e borxheve të fshehura të PPP-ve prej 2.2 miliardë eurosh, borxhi mund të llogaritet 81%.

Në fakt, sipas qeverisë Rama ai ka qenë 67.1%, por kjo është një llogari ku nuk futen detyrimet e prapambetura që shteti deri më tani nuk i ka paguar. Një shifër më pranë realitetit jepte FMN e cila duke përfshirë edhe këto detyrime e shpinte atë në shifrën 69.9.

Pra, pothuajse njësoj sa në kohën e Sali Berishës të cilin Rama opozitar e anatemonte si vjedhësin e brezave të ardhshëm. Dhe të jemi të qartë, këto janë shifrat e vitit 208 kur ende nuk kishte rënë tërmeti dhe nuk kishte shpërthyer kriza ekonomike që la pas pandemia dhe nuk ishte marrë hua shifra prej 650 milionë euro. Pikërisht ajo qc Rama sot në pushtet e quajti sukses, ndërsa dje si opozitar e etiketonte “kërcënimin e ekonomisë dhe falimentimin e shtetit”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI