Flash

"Të tjerë lojtarë kanë rinovuar": Dybala i kalon topin mes këmbëve Juventusit

Lapsi.al 9 June 2020
"Të tjerë lojtarë kanë rinovuar": Dybala i kalon

Paulo Dybala dëshiruan të qendrojë tek Juventus akoma për shumë kohë. Nuk ka ndërmend të largohet e pret rinovimin e kontratës, por numri 10 bardhezi edhe jashtë fushe bën atë që di të bëjë më mirë, të driblojë. E kështu, për të shmangur cdo keqkuptim, në një intervistë për Cnn, argjentinasi rrëfen raportin me klubin, duke ia kaluar topin mes këmbëve. "Për momentin nuk ka asgjë, vërtetë. Kam edhe një vit e gjysëm kontratë. Jam lojtar i këtij klubi e jam i lumtur që jam këtu. Në një pikë mund të ketë edhe rinovim, por varet nga Juventus. Të tjerë lojtarë kanë rinovuar ".

Dybala nuk është nga ata lojtarë që nuk tërheq vëmendjen, sidomos jashtë Italisë dhe me qetësinë që e karakterizon Joja nuk ngurron ta përmendë: "E vërteta është se Barcellona është një klub i jashtëzakonshëm e me Messi është edhe më shumë. Do të ishte shumë bukur, por edhe Juventus është një klub fantastik, i pasur në histori, ku sot ka lojtarë të mëdhenj. Ka mjaftueshëm kualitet për të bërë dy skuadra e mundësia për të luajtur me Buffon e Cristiano Ronaldo e bën edhe më të mëdh klubin".

Argjentinasi nuk ka hezituar të futet edhe në temën e racizmit, që në këto ditë është në qendër të vëmendjes, sidomos pas asaj që ndodhi në Shtetet e Bashkuara: "Ndonjëherë është vështirë të vihesh në vendin e dikujt që ka vuajtur episode racizmi, kur ti nuk i ke përjetuar kurrë", ka thënë Dybala duke iu referuar ish-futbollistit bardhezi, tashmë tek Everton, Kean.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI