Flash

Neymar kërkon të shitet nga Psg: arsyeja nuk është Barcelona, por Champions

Lapsi.al 9 June 2020
Neymar kërkon të shitet nga Psg: arsyeja nuk është

Nën Kullën Eiffel, Neymar Junior ka regjistruar 80 ndeshje, 69 gola e 30 asist me fanellën e Paris Saint-Germain, por pavarësisht se shifrat janë impresionuese braziliani nuk është ndjerë kurrë i lumtur në Paris. O'Ney është tashmë 28 vjec e ndihet në periudhën më të mirë të karrierës së tij: logjike dëshira për të fituar tituj që ti përgjigjen kualitetit të tij. Në këtë pikë Ligue 1 i rri ngushtë. O'Ney nuk shkoi në Paris për të fituar kampionatin francez (as Psg nuk e bleu për këtë). 222 milionët e paguar në 2017 kanë vetëm një qëllim, Champions League.

Imponimi në Europë nuk është i lehtë edhe për skuadra me kapacitete të mëdha ekonomike: prova është Manchester City, që nuk i bëri punë as ardhja e Guardiolas. Mbërritja e Neymar nuk e bëri Paris Saint-Germain të shkonte kurrë as në katër më të mirat e Europës dhe ajo Champions e fituar me katalanasit është kthyer të jetë nostalgjike. Dy dalje të parakohshme në 1/8, e kanë bindur Neymar të kërkojë shitjen në verë. Zemra e brazilianit rreh akoma për Barcelonën: e ka kuptuar se gaboi të largohej nga Leo Messi, Luis Suarez e MSN që ndoshta ishte tredhëmbëshi ofensiv më i fortë i pasluftës.

E nuk mjafton kalimi i turnit kundër Borussia Dortmund, për më tepër me dy gola të shënuar në dy ndeshje. Cerekfinalet për Psg duhet të jenë objektivi minimal i cdo fushate europiane. Edi edhe Neymar, që vazhdon të kërkojë shitjen e, sipas lajmeve të fundit nga Katalonja, i ka rrëfyer shokëve të skuadrës se do të kthehet tek Barcellona, pavarësisht se parisienët janë gati ta mbulojnë me ar. Por paratë janë problemi i fundit: O'Ney dëshiron të fitojë Champions si protagonist e për ta bërë ka nevojë për garanci, gjë që Barça e ka.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI