Flash

Real Madrid i tërbuar me Jovic: serbi e fshin, por jo në kohë, foton e inkriminuar

Lapsi.al 8 June 2020
Real Madrid i tërbuar me Jovic: serbi e fshin, por jo në kohë,
Luka Jovic përfundon në qendër të stuhisë në shtëpinë e Real Madrid. Sulmuesi serb, që u pagua 60 milionë euro verën e kaluar por u nxorr në shitje pas një sezoni zhgënjyes, ka publikuar (e pastaj hequr menjëherë) një foto në profilin e tij Instagram që ka tërbuar drejtuesit e Blancos: ish-sulmuesi i Eintracht bënte festë me barbecue në shtëpi, pavarësisht se është i dëmtuar në këmbë. Sjellja e serbit, që është në këmbë e mbështetet mbi këmbën e thyer më pak se një muaj më parë gjatë lockdoën, pasi u denoncua për thyerje të karantinës në fillim të marsit, është gjykuar aspak profesionale nga klubi i Florentino Perez. Për më tepër, futbollistët e Real Madrid i janë nënshtruar, në këtë periudhë rifillimi të stërvitjeve, një diete shumë të fortë, që është e sigurtë se nuk parashikon ushqim të gatuar nga miqtë e Jovic. Një tjetër autogol i një sezoni të vështirë për serbin, që me shumë mundësi në verë do të largohet nga Blancos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI