Flash

Penallti e mohuar në duelin mbijetesë, tërbohet Herrlich: "Skandal, arbitri është nga Këlni"

Lapsi.al 8 June 2020
Penallti e mohuar në duelin mbijetesë, tërbohet Herrlich:

Përsëri polemika për Var. Me kampionatin gjerman që po shkon drejt fundit, cdo pikë mund të jetë vendimtare e motiv për nervozizëm. Stuttgart në 20 maj ankimoi kundër njohjes së rezultatit të ndeshjes në Bundesliga 2 kundër Wehen. Një penallti e akorduar nga arbitri i drejtuar nga Var, pavarësisht se ai përmes pamjeve të para në ekran nuk e kishte dalluar faullin (biseda mes Var dhe arbitrit u dëgjua nga mungesa e publikut në stadium). Por tani edhe Augsburg, në Bundesligë, ngre zërin.

4 javë nga fundi, klubi bavarez ka 4 pikë avantazh ndaj të tretës nga fundi që në Gjermani do të thotë playout me të tretën e divizionit të dytë. Një distancë e mirë, por akoma jo sigurie. Për këtë motiv, barazimi në shtëpi në përplasjen direkte me Koln nuk i ka pëlqyer fare teknikut Heiko Herrlich. Për mendimin e tij kishte një penallti (evidente) që as arbitri e as Guido Winkmann tek Var nuk e kanë quajtur të tillë. Në këtë pikë shpërthejnë polemikat e dyshimet. Pikërisht kështu sepse Winkmann banon pak kilometra nga Këlni, klubi që do të ndëshkohej në rast se do të akordohej penalltia...

Në minutën e 49', me rezultatin 0-0: Noel Sarenren Bazee, i Augsburg, rrëzohet në zonë i kontrastuar nga Rafael Czichos e Ismail Jakobs. Arbitri vazhdoi lojën e pastaj u konsultua me Var, por penalltia nuk u akordua: "Për mua është e pakuptueshme - tha Herrlich në fund të ndeshjes -. Nuk e di si Winkmann nuk e pa. Goditet në këmbë e tërhiqet nga krahu. Nuk ekziston penallti më penallti se kaq. Nuk e di cfarë tjetër duhet të ndodhë. Nëse është kështu ta mbyllim me VAR. Ky është një skandal. Tek VAR ishte një njeri që banon 30 kilometra nga Këlni...".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI