Flash

“Nuk kam më stimuj”: McGregor shpjegon mërzinë në MMA

Lapsi.al 8 June 2020
“Nuk kam më stimuj”: McGregor shpjegon mërzinë
Tërhiqet për shkak të monotonisë. Conor McGregor shpjegon, në një intervistë për Espn, motivet e tërheqjes së tretë nga skena e MMA-së. “Kjo lojë nuk më stimulon më - ka thënë luftëtari irlandez -, gjithë kjo pritje e nuk ndodh asgjë”. Në realitet mërzinë e ka për mungesën e alternativave që ti shkojnë për shtat në të ardhmen: idea e Dana Ëhite ishte të ndeshej me fituesin mes Khabib Nurmagomedov e Justin Gaethje në shtator, por ai pritjen nuk e ka qejf: “Cfarë do të ndodhë në shtator? E dini? Duhet të më linte të ndeshesha unë e Justin për titullin e të shihnim cdo ndodhte”. Peshën e saj e ka edhe pandemia, kundër së cilës McGregor është rreshtuar ndër aktivistët me donacione e dialog me politikanët irlandezë. Një si McGregor, që e ka bërë veten një biznes, ka nevojë për data e rrethana precize. “Për momentin bota po vuan, po ndodh gjithcka. Unë kisha objektiva, plane, një sezon përpara. Këta ndërkohë kanë ndërmend të më rrisin e ulin kilogramët duke më ofruar ndeshje idiote. E dini cfarë? Nuk më plas fare, jam jashtë tani”.
View this post on Instagram

❤️

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Menjëherë pas lajmërimit, McGregor kishte postuar një tortë që ia kishte dhuruar e bija, me të shkruarën: 'tërheqje të mbarë baba'. ndoshta tërheqja nga artet marciale mikse këtë herë është serioze, duke qenë se nuk ka reaguar edhe pas ngacmimit të Mayëeather: “A nuk kishe thënë se do më mundje nëse do ndesheshim njëherë të dytë? E tani tërhiqesh? Nuk doje të mundje më të mirin? Në rregull, kur të vendosësh të kthehesh, po të pres të të ndëshkoj përsëri”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI