Flash

Arthur bën kthesë: i gatshëm të tranferohet tek Juventus

Lapsi.al 8 June 2020
Arthur bën kthesë: i gatshëm të tranferohet tek Juventus

Refuzimi i dy javëve më parë nuk është më kaq bindës dhe shkëmbimi mes Juventus e Barcellona që ka protagonistë Pjanic e Arthur kthehet në modë. Ajo që e ka rikthyer në lojë në fakt është hapja që ka bërë braziliani në lidhje me transferimin në Torino për tu vënë në dispozicion të Maurizio Sarri. Sinjale në këtë drejtim - shkruajnë sot në Spanjë - kanë ardhur nga stafi i lojtarit blaugrana, falë insistimit të Juventus e presionit të Barcelonës, që nga ana e saj nuk ka hequr dorë anjëherë nga Pjanic, nxitur edhe nga pëlqimi i boshnjakut.

Klubi katalanas nuk e konsideron Arthur një "të paprekshëm": përkundrazi, pavarësisht moshës së re 23 vjecare, është gati ta zëvendësojë me ekspertin Pjanic, me besimin se boshnjaku ka karakteristikat e duhura (teknike e karakteriale) për të marrë drejtimin e mesfushës së tyre. Ekzaktësisht si në anën tjetër, ku Sarri po insiston (edhe për shkak të vështirësive për të arritur tek Jorginho, i përzgjedhuri i teknikut bardhezi) për brazilianin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI