Flash

Shpenzoi 1 milionë dollarë në një natë: strip club i Houston 'tërheq' fanellën e Harden

Lapsi.al 7 June 2020
Shpenzoi 1 milionë dollarë në një natë: strip club i

Një festë prej 1 milionë dollarë e meriton një vlerësim, kështu që një strip club në Houston ka "tërhequr" në mënyrë simbolike fanellën me numër 13 të James Harden pas shpenzimeve të cmendura të një mbrëmje me stafin e tij në 2017. Historia është e tre viteve më parë por është mësuar vetëm sot falë zbulimit të bërë nga rapper Joe Budden gjatë një direkte në Instagram. Interesimi i lojtarit të Rockets për këto lokale është e njohur, por deri më sot nuk dihej që Harden mund të kishte shpenzuar një shumë të tillë parash.

Në fund të fundit, "Mjekra" ka firmosur një kontratë prej 38,2 milionë dollarë për këtë sezon, edhe se do të marrë më pak para për shkak të shkurtimit të pagave nga pandemia Koronavirus. Për sezonin e ardhshëm ylli i NBA do të fitojë 41,2 milionë e për sezonin '21-'22 pagesa e tij do të ngjitet në 44,3 milionë.

Deri në ndërprerjen e NBA, Harden ishte shënuesi më i mirë i NBA me 34,4 pikë mesatarasisht për ndeshje, e dyta më e lartë në karrierën e tij pas 36,1 të një viti më parë e i 15-ti më i mirë në historinë e NBA.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI