Flash

Moderatorja italiane grabitet në shtëpi: 150 mijë euro dëm

Lapsi.al 7 June 2020
Moderatorja italiane grabitet në shtëpi: 150 mijë euro dëm

Relaksi në fundjavë i ka dalë prej hundësh moderatores së famshme italiane Diletta Leotta. Natën hajdutët janë futur në banesën e saj në zonën Corso Como në Milano, duke i grabitur sende të cmuara, orë e para. ipas ndërtimit të fakteve nga policia, që ka mbërritur në vendngjarje, grabitësit kanë arritur të futen në apartamentin e gazetares sportive, në katin e nëntë, duke hapur me forcë një dritare e më pas duke rrëmbyer gjithvka kishte në kasafortë, e duke dalë me shpejtësi nga banesa.

Një shumë e rëndësishme sipas asaj që kuptohet. Keqbërësit kanë marrë me vete para, unaza, bizhuteri e disa orë Rolex për një vlerë kompleksive prej rreth 150 mijë euro. E gjithë kjo vetëm pak ditë nga fundjava e dashurisë mes Diletta Leotta e Daniele Scardina, të cilët pas tre muajsh izolimi, vendosën të kalonin kohë në Liqenin e Komos, në një vilë luksoze prej 3000 euro nata.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI