Flash

Chiellini zbulon momentin kur Juventus bënte tifo për Inter: "Imagjino si kishim përfunduar"

Lapsi.al 7 June 2020
Chiellini zbulon momentin kur Juventus bënte tifo për Inter:

Mes një rivaliteti që ngjan shpeshherë me urrejtje, ka edhe përjashtime, kur armiqtë bëjnë tifo për njëri-tjetrin. Ishte 2012-a, viti i titullit të parë të Juventus të Antonio Conte. Një moment kyc për rilindjen e bardhezinjve, vetëm se i bërë pis nga një "njollë" sipas Giorgio Chiellini. "Duhej të shkonim të luanim kundër Cagliari, duke bërë tifo për Inter, sepse në Milano ishte derbi, imagjino pak si kishim përfunduar...", shkruan kapiteni i Juventus në autobiografi, duke kujtuar ndeshjen që i dhuroi Juventus titullin e 28 në fushën neutrale të Triestes.

"Erdhi vëllai im, mamaja, vjehrri, pesë orë me makinë nga Livorno - tregon qendërmbrojtësi në libër -. Më kujtohet tensioni që kishim të dielën, pasi hëngrëm zemër në orën 17". "Mund të ndodhte gjithcka. Nëse do të barazonim e Milan të fitonte... - vazhdoi ai -. Por pas 6 minutash ishim në avantazh, e Interi i bëri 4 Milan. Pasi bëmë 2-0, me autogolin e Canini, u përqendruam tek rezultati i derbit milanez e pastaj e kuptuam se u krye", ka shtuar Chiellini.

Një moment i paharrueshëm, që kapiteni bardhezi e ka fiksuar në memorie. Ashtu si kampionati i 2006 i dorëzuar më pas Inter, për ngjarjet e Calciopolit. “Ai i Triestes nuk ishte titulli im i parë - shkruan Chiellini në autobiografi -. Në fushë në realitet e kisha fituar në 2006. Isha i ri, kisha bërë bashkë rreth 23 prezenca në ndeshje të vërteta, ato të rëndësishme. Capello më aktivizonte tek të gjitha - përfundoi kapiteni bardhezi -. Mu duk shumë e lehtë, gati nuk e kisha ndjerë fare".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI