Flash

Chelsea e bëri fakt të kryer, Leipzig e bllokon: "Asnjë kontakt për Werner"

Lapsi.al 7 June 2020
Chelsea e bëri fakt të kryer, Leipzig e bllokon: "Asnjë

Në fillim Liverpool, tani Chelsea: e ardhmja e Timo Werner, që mund të largohet nga Leipzig falë një klauzole të zgjidhjes së kontratës rreth 60 milionë euro deri në 15 qershor, me shumë mundësi do të jetë në Premier. Vetëm se kur duket e mbyllur cështja me Blues, që arritën ti propozonin sulmuesit gjerman një kontratë 5 vjecare për 10 milionë në sezon, ka ardhur një prapaktheu i cuditshëm i Red Bull. Oliver Mintzlaff, administratori i deleguar i RB Leipzig, ka përjashtuar krejtësisht se situata është vendosur dhe ka mohuar se Chelsea ka kontaktuar shoqërinë e tij për të komunikuar se do të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së lojtarit.

"Duam të shkojmë në Champions League - ka deklaruar drejtuesi i klubit gjerman - e kjo është e vetmja gjë që po diskutojmë tani me Timo. Ishte e rëndësishme për ne të rinovonim kontratën e tij dhe e bëmë verën e kaluar, sepse është thelbësore për klubin tonë të ri, që asnjë lojtar të mos ikë falas. Natyrisht ishte kjo klauzolë që e kemi vendosur në kontratë për ti dhënë mundësinë të bëjë hapin tjetër. Tani është Timo që ka në dorë situatën, jo më ne. Deri tani, ai nuk e ka paguar klauzolën e asnjë klub nuk na ka dërguar një kontratë transferimi. Chelsea? Nuk kemi marrë ende asnjë kontratë. Kështu nuk kemi cfarë të themi. Timo Werner është një lojtar i RB Leipzig".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI