Flash

Barcelona merr kohë për Lautaron: Real, United e Liverpool tentojnë parakalimin

Lapsi.al 7 June 2020
Barcelona merr kohë për Lautaron: Real, United e Liverpool

Nga Spanja vijnë detaje të tjera në lidhje me cështjen Lautaro Martinez-Barcellona. Sipas "Sport", argjentinasi gjatë javës ka patur një takim me Antonio Conte për ti komunikuar dëshirën e tij për tu larguar nga klubi në fund të sezonit. Një lëvizje e studiuar, për të përshpejtuar tratativën, por që, për momentin, nuk i ka dhënë asnjë lëvizje vendimtare. Përkundrazi. Marca flet për një prapaktheu të rrezikshëm të blaugranave që mund të lehtësojë ndërhyrjen në negociata të klubeve të rëndësishme si Real Madrid, Manchester United ose Liverpool.

Në pritje të gjendet një akord mbi pagesë e pjesë shkëmbimi për të ulur pretendimet e Inter, Barcellona për momentin ka disa probleme të brendshme e nuk duket në gjendje për të bërë një goditje për më shumë se 100 milionë. Shkurtimi i pagave për të përballuar emergjencën Koronavirus do të stononte në fakt me investimin e mundshëm për Lautaro e mund të krijonte edhe ndonjë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes.

Një situatë e mundshme eksplozive, që i ka bindur drejtuesit blaugrana të marrin kohë e të ngadalësojnë tratativën me Inter. Një zgjedhje gati e detyruar, që mund të vendosë gjithcka në diskutim. Në kohën që Barça merr kohë, në fakt, të paktën tre klube të tjera janë gati të luajnë në kundërsulm, duke tentuar ti rrëmbejnë Lautaron katalanasve. Sipas Marca, në pritje janë Real Madrid, Manchester United e Liverpool. Tre të fortë për ti përballuar në merkato, që mund të prishin keq planet blaugrana për "Toro".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI