Flash

Artet Marciale Mikse humbin kampionin: Conor McGregor tërhiqet papritur, për herë të tretë

Lapsi.al 7 June 2020
Artet Marciale Mikse humbin kampionin: Conor McGregor tërhiqet papritur,

Ylli i UFC (Ultimate Fighting Championship) Conor McGregor ka njoftuar tërheqjen e tij nga oktagoni, edhe pse shumica e tifozëve nuk besojnë se kampioni i arteve marciale mikse ka vërtetë qëllim të braktisë sportin: kjo është hera e tretë që McGregor thotë se dëshiron të tërhiqet.

31vjecari irlandez kishte njoftuar tërheqjen e tij, për herë të fundit në 26 mars të vitit të kaluar, për tu kthyer sërisht më pas të luftonte në janar kundër Donald Cerrone, të cilin e nxorri ko në vetëm 40 sekonda. Në Twitter, kampioni i MMA kishte shkruar: "Ej djema, vendosa të tërhiqem nga luftimi. Faleminderit të gjithëve për kujtimet fantastike! Cfarë rrugëtimi që ishte!"

McGregor ka qenë gjithnjë një luftëtar mbi vijën: i famshëm për duelin e shekullit, të dy të pamposhturve, kundër Floyd Mayëeather, nga i cili u mund, por edhe për përplasjen e dhunshme me Khabib, që përfundoi me sher masiv, ku gjithashtu irlandezi doli i mundur. Tani, duhet parë nëse futet thënia 'e treta e vërteta', apo irlandezi do të bëjë një tjetër rikthim të mëvonshëm në oktagon...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI