Flash

Zaha, lojtari që u dogj nga një thashethem: “Tek United thoshin se shkoja në shtrat me vazjën e trajnerit”

Lapsi.al 6 June 2020
Zaha, lojtari që u dogj nga një thashethem: “Tek United thoshin

Wilfred Zaha arriti tek Manchester United në moshën 20 vjecare. Red Devils besuan tek ai në 2013, kur lojtari nga Bregu i Fildishtë u fut në histori si blerja e fundit e Sir Alex Ferguson për skuadrën të cilën e la pak muaj më pas. Por pavarësisht se ishte premtues, për sulmuesin që erdhi nga Crystal Palace, Old Trafford, Teatri i Ëndërrave, u bë makthi. Një makth që lojtari e ka rrëfyer gjatë një interviste me ish-kolegun Rio Ferdinand për The Locker Room.

Gjithcka nisi nga disa zëra sipas të cilave sulmuesi nuk aktivizohej për shkak të një lidhje me vajzën e Moyes, në atë kohë trajneri i Red Devils. E askush nuk e ndihmoi Zaha të përballej me situatën që pati edhe hapje mediatike. “Në klub askush nuk më tha gjë, nuk dija cfarë të bëja. Më kujtohet që kisha postuar diçka si 'thashetheme budallallëqe' sepse më ndiqnin kudo dhe ndjeja se duhej të thosha diçka. E pastaj nga klubi më thanë ‘nuk duhej të bëjë këtë, e as këtë’, askush nuk më ndihmoi. Unë isha aty, vetëm, e kisha probleme sepse njerëzit thoshin se shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit e se për këtë nuk luaja”.

Larg familjes për Zaha cështja bëhej më e komplikuar, edhe pse sulmuesi i jep tani një sqarim: "Kjo histori zgjati aq shumë sa në një pikë mu duk absurde që trajneri nuk vinte të më thoshte dicka në lidhje me këtë. Akoma edhe sot njerëzit mendojnë se është një histori e vërtetë. E të mendosh që unë as e kam njohur vajzën e Moyes!”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI