Flash

Michel Jordan dhuron 100 milionë dollarë kundër racizmit: "Në disa ambjente e pranojnë"

Lapsi.al 6 June 2020
Michel Jordan dhuron 100 milionë dollarë kundër racizmit:

“Racizmi në disa ambjente është në një farë mënyre pranuar. Duhet të kuptojmë, që në fëmijëri, se nuk mund të tolerohet. Instruktimi është një pjesë e rëndësishme e ndryshimit social. Nëse po dhuroj 100 milionë dollarë, së bashku me Jordan Brand, është për të bërë diferencën. Eshtë një hap i nevojshëm për të sulmuar racizmin e rrënjosur, duke mbështetur mundësitë edukative”. Janë këto fjalët e Michael Jordan pas dhurimit prej 100 milionë dollarë në 10 vjet për të mbështetur organizatat që punojnë për barazinë raciale, drejtësinë sociale e më shumë akses në instruktim.

Në një intervistë për Charlotte Observer, Jordan ka pranuar se aksesi në insktruktim është vendimtar si për promovimin njerëzor ashtu dhe për ndryshimin e rregullave kulturale në cështje race e varfërie. E ka përkufizuar vrasjen e afroamerikanit George Floyd në Minneapolis, nga ana e një polici të bardhë, “pikën e kthesës” për dekada indinjatë të njerëzve me ngjyrë për brutalitetin kundër tyre. “Jemi rrëzuar si afroamerikanë për kaq vite. Nuk mund të pranohet. Kjo është pika e moskthimit pas. Duhet të marrim një pozicion. Duhet të jemi më të mirë si shoqëri”.

"Vetëm pse dikush është rritur në barraka nuk do të thotë ta shohësh si të ishte ndryshe, ose inferior. Nuk duhet të ndihesh më i mirë se të tjerët sepse je rritur me më shumë avantazhe”, ka thënë ish-kampioni i Chicago Bulls. Edhe pse nuk i ka bërë të ditur ende projektet që do të financohen, Jordan ka nënvizuar rëndësinë e edukimit: “Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se edukimi është mënyra më e mirë për tu lidhur me njerëzit e tjerë. Instruktimi është rruga më e mirë për të zinjtë, për të përmirësuar veten. Për të konkuruar, për të qenë më të mirët, duhet të jesh i edukuar”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI