Flash

Kumbulla vishet bardhezi, shifër rekord për një lojtar shqiptar: Juventus arrin akordin me Veronën

Lapsi.al 6 June 2020
Kumbulla vishet bardhezi,  shifër rekord për një lojtar shqiptar:

Juventus ka djegur konkurencën e Inter, duke arritur akordin me Veronën për Marash Kumbulla. Për mbrojtësin shqiptar, bardhezinjtë janë gati të investojnë 32 milionë euro mes pagesës dhe lojtarëve në shkëmbim. Lajmin e bën të ditur 'La Stampa'.

Kumbulla është një nga lojtarët më premtues të Serie A dhe qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë e ka ndërtuar këtë status me performanca spektakolare në këtë sezon, që kanë bërë që në gjurmët e tij të vihen shumë klube, një situatë që mbi të gjitha i ka leverdisur Veronës, që ka parë cmimin e lojtarit të kapërcejë nga 20 milionë në mbi 30.

Qendërmbrojtësi ka admirues edhe jashtë kufijve të Italisë. Në Gjermani Dortmund e Leipzig ndjekin me kujdes situatën, por të qartë se janë të pa favorizuar në garë me klubet italiane, që shqiptari i lindur përtej Adriatikut do ti zgjidhte në rast të një oferte në ekuilibër. Në Angli, Tottenham, Chelsea e mbi të gjithë Liverpool mbajnë nën vëzhgim shqiptarin, pa harruar edhe Everton të Ancelotti, që e kanë shprehur hapur se kërkojnë Kumbullën në skuadër, por sic duket historia e 20 vjecarit shqiptar është duke marrë një drejtim: atë bardhezi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI