Flash

Gruaja e ish-futbollistit të Milan denoncon: “E kërcënuar sepse u martova me një njeri me ngjyrë”

Lapsi.al 6 June 2020
Gruaja e ish-futbollistit të Milan denoncon: “E kërcënuar
Ekaterina Dorozhko, modelja ruse, ka treguar në profilin e saj në Instagram sa shumë ka vuajtur pasi u martua me Luiz Adriano, ish- sulmuesin e Milan tashmë tek Palmeiras. Dashuria mes tyre lindi në Moskë kur sulmuesi luante dy vjet më parë tek Spartak Moskë. Bukuroshja ka treguar sa vështirë e pati të ambjentohej në Brazil për shkak të ofendimeve të marra. E në distancë kohe, por edhe për të treguar solidarietetin në kujtim të George Floyd, afroamerikani i vrarë nga një polic në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur të flasë. “Kisha frikë se nuk do të më pranonin sepse jam ruse e kam një mentalitet ndryshe dhe e gjithë jeta ime është ndryshe. Cdo ditë, për shumë kohë, kam marrë mesazhe në të cilën më uronin vdekjen – ka rrëfyer modelja -. Arritën aty deri sa të dëshironin edhe gjërat më të këqija për familjen time. Më premtonin se do të më gjenin, rrihnin e shumë gjëra të tmerrshme vetëm sepse isha martuar me një njeri me ngjyrë. Gjysma e familjes sime është e zezë dhe e dua shumë ashtu si është. Falenderoj prindërit e mi për edukimin e vizionin që më dhanë për botën. Nuk i kam konsideruar asnjëherë njerëzit nga ngjyra e lëkurës. Për mua, janë të gjithë njësoj.
 
View this post on Instagram
 

and in hundred lifetimes I’ll choose you. always ❤️

A post shared by Ekaterina Dorozhko Souza (@dorozhko) on

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI