Flash

Disiplina dënon me stil 'mikun' e Dukës: presidenti i Laçit duhet të shlyejë vetëm gjysmën

Lapsi.al 6 June 2020
Disiplina dënon me stil 'mikun' e Dukës: presidenti i

Komisioni i Disiplinës e nis me dënimin e presidentit të Lacit, Pashk Laska, vendimin e parë pas rifillimit të futbollit. Numri 1 i kurbinasve, që njihet për mardhëniet e mira me presidentin e FSHF-së Armand Duka, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. të KDS, është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Por 'miku' i Dukës nuk do ta cojë deri në fund dënimin, në zbatim të nenit 19 të KDS, sipas të cilit zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës, sepse Disiplinori ka gjetur stilin për tu treguar i ashpër në aparencë dhe shumë i butë në realitet. "Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore" përfundon vendimi.

Për të qenë të qartë, kur Disiplina e ka përdorur këtë nen për ti dhënë shanse tifozerive të kthehen në shkallët e stadiumit me kusht, ka qenë sepse bashkë me fajtorët në këtë mënyrë ishin dënuar edhe të pafajshmit. E për ta shmangur sa më tepër dënimin kolektiv është gjetur kjo formë e përgjysmimit me kusht të dënimit, që në rast përsëritje të veprimit brenda 6 muajve, pjesa e pashlyer e dënimit i shtohet dënimit të mëvonshëm. Por ky nuk është rasti i Laskës, ku dënimi i është dhënë individit për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes. Gjithësesi, kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI