Flash

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder: i treti sportist në botë që kalon kufirin financiar

Lapsi.al 5 June 2020
Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder: i treti sportist në

Cristiano Ronaldo arrin një tjetër rekord në palmaresin e tij të jashtëzakonshëm personal. E është një vend i parë me shumë zero. Nëntë më saktësisht. Fenomeni portugez është bërë në fakt lojtari i parë që ka fituar më shumë se një miliard dollarë. Një arritje të tillë më parë e kishin prekur vetëm dy sportistë të tjerë të mëdhenj: golfisti Tyger Woods e boksieri Floyd Mayweather.

Kështu, Ronaldo është i vetmi miliarder i një sporti skuadre. Një vend i parë që nga njëra anë tregon madhështinë e kampionit portugez e në tjetrën aftësinë e tij të jashtzakonshme për të ngritur në maksimum të ardhurat, duke u kthyer në një makinë, jo vetëm golash, por edhe parash. Mes pagave, shpërblimeve e sponsorizimeve, në 17 vjet CR7 ka cuar në shtëpi më shumë se 1 miliard dollarë.

Një shifër impresionuese, sidomos për një protagonist të sportit të skuadrës. Për ta kuptuar, mjafton të përmendësh faktin se rivali i përjetshëm i fushës Leo Messi, nuk i afrohet tek financat: për momentin i ndalur në kuotën 605 milionë dollarë, edhe pse me tre vjet karrierë më pak të shfrytëzuara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI