Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Skualifikimi 'me dashje' i Torassa: argjentinasi imiton Sergio Ramos

Lapsi.al 4 June 2020
Skualifikimi 'me dashje' i Torassa: argjentinasi imiton Sergio Ramos

Një cështje që ndoshta nuk duhet të kalojë në heshtje është kartoni i verdhë për Agustin Torassa në minutat shtesë të takimit me Bylis, që e skualifikon argjentinasin për ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit. Koha, vendi dhe mënyra si Torassa u ndëshkua të bëjnë të dyshosh se lojtari e kërkoi këtë dënim, për të përmbushur numrin e kartonëve që ta kalojë skualifikimin me takimin kundër vendit të parafundit të renditjes e të mos rrezikojë të mungojë në transfertën e Niko Dovanës me Teutën.

Argjentinasi vendosi të tërheqë nga fanella dukshëm kundërshtarin në mesin e fushës, duke marrë nga Hamiti kartonin e verdhë, që plotësojnë numrin katër të tyre dhe e bëjnë të padisponueshëm Torassa në ndeshjen e ardhshme. Në stadiumin pa tifozë të Adush Mucës u dëgjuan edhe komentet: "Torassa ctë duhej ky karton!". Por nëse është kështu, Federata duhet të ndërhyrjë me komisionin e etikës, ashtu si është vepruar në precedentët e Kondogbia e Sergio Ramos nga UEFA.

Tre ndeshje skualifikim me vetëm një karton të verdhë është rekordi i vendosur nga Geoffrey Kondogbia. Mesfushori u skualifikua për tre ndeshje të Europa League pas kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e vajtjes së Valencias kundër Celtic. UEFA ka etiketuar motivacionin se lojtari ka kërkuar qëllimisht të marrë kartonin e verdhë. E kështu dënimi është trefishuar nga ana e Komitetit të Etikës, duke i humbur Kondogbia dy ndeshje të tjera përvec kthimit ndaj skocezëve.

Dy ndeshje pezullim ndërkohë për rrëfimin e Sergio Ramos, se e mori me qëllim kartonin e verdhë. Në fakt, mbrojtësi i Real Madrid e kishte pranuar vetë, në një intervistë pas ndeshjes. Ai karton i verdhë, për tërheqjen dhe rrëzimin e Dolberg në fund të Ajax Real-Madrid (ndeshje e përfunduar 2-1) për 1/8 e finaleve të Champions u kërkua nga kapiteni i merengues për të hequr qafe, me një ndeshje të lehtë, kthimin në Bernabeu me Ajax, rrezikun e skualifikimit për cerekfinale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI