Flash

Zyrtare/ Real Madrid "braktis" Bernabeun e do të luajë në Valdebebas

Lapsi.al 2 June 2020
Zyrtare/ Real Madrid "braktis" Bernabeun e do të luajë

Real Madrid do të braktisë tempullin e tij të futbollit për pjesën e mbetur të sezonit. Një vendim i marrë nga Blancos, që ka një arsye të qartë. Sipas Marca, Florentino Perez, presidenti i merengues ka zyrtarizuar tashmë, se ndeshjet e mbetura të Liga do të diskutohen, nga skuadra e Zinedine Zidane, në fushën e stadiumit Alfredo Di Stefano, në Valdebebas, në mënyrë që të favorizojë zhvillimin e punëve për ristrukturimin e Santiago Bernabeu, tempulli historik i 'Casa Blanca'.

Presidenti i Real Madrid i ka shkruar ortakëve të klubit, duke lajmëruar se, në ditët e ardhshme, do të vlerësohen "opsione të ndryshme në lidhje me rimbursimet e abonentëve që nuk mund të ndjekin ndeshjet e skuadrës, për shkak të masës që është marrë nga qeveria që i ndalon spektatorët të futen në stadium.

"Dua të falenderoj, e të shpreh mirënjohjen time personale, për ortakët që, me bujarinë e tyre, kanë mbështetur klubin, duke hequr dorë nga të drejtat që derivojnë nga ndërprerja e aktivitetit agonistik - ka shkruar Perez -. Në ditët e ardhshme do të merrni një komunikim me opsionet e ndryshme mbi ofertat për abonetntët, për të kompensuar kalimin e ndeshjeve të sezonit në vijim që, sipas parashikimit, do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që të luajmë në stadiumin Di Stefano".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI