Flash

Mayweather paguan funeralin e Floyd: ish-boksieri i ka marrë leje familjes

Lapsi.al 2 June 2020
Mayweather paguan funeralin e Floyd: ish-boksieri i ka marrë leje familjes

Floyd Mayweather do të paguajë për funeralin e George Floyd në Houston, si dhe dy përkujtimore për 46 vjecarin që u vra të hënën e kaluar në Minneapolis, viktimë e brutalitetit të policisë. Ish-boksieri ka folur në telefon me familjen e Floyd, që ka pranuar ofertën e tij. Do të mbulojë shpenzimet e shërbimit funeral të martën e 9 qershorit në Houston, qytet ku Floyd kishte lindur e ishte rritur.

Mayweather ka kërkuar gjithashtu të paguajë edhe përkujtimoret në nderim të Floyd, të parashikuara të enjten në Minnesota e të shtunën në North Carolina për njeriun, vdekja e të cilit ka shkaktuar protesta që po djegin rrugët e Amerikës. “Me shumë mundësi do të nervozohet me mua që e bëra publike por... po, do të paguajë për funeralin” ka thënë për Espn Leonard Ellerbe, administratori i deleguar i Mayweather Promotions.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI