Flash

Fifa thyen rregullat e saj: "I kuptojmë lojtarët pro Floyd, mos i dënoni"

Lapsi.al 2 June 2020
Fifa thyen rregullat e saj: "I kuptojmë lojtarët pro Floyd, mos i

Mos i dënoni ata që shfaqin në fushë homazhe për George Floyd: mesazhi vjen nga Fifa, që përballë një hipoteze që Bundesliga të sanksionojë lojtarët që në ditët e kaluara kanë qenë protagonistë të gjesteve të protestave për ngjarjet e ndodhura në Minneapolis, ka bërë një përjashtim për rregulloren e saj, që ndalon simbolet politike, sociale ose komerciale gjatë një ndeshje futbolli. Kërkesa e Fifa-s, në këtë rast, është të "përdoret mirëkuptimi" përballë një proteste ndaj së cilës "kuptojmë ndjenjat e thella".

Fifa i drejton një apel ligave të futbollit në mënyrë që të përdorin "buon sensin" kur të vendosin nëse do të nisin sanksione kundër lojtarëve që gjatë ndeshjeve të ditëve të kaluara kanë manifestuar solidarietetin për ngjarjet në Minneapolis duke kërkuar "drejtësi për George Floyd", si ndodhi në Bundesliga.

Tani Thuram jr, Sancho, Achraf e McKennie rrezikojnë të dënohen, kështu që Fifa ka shpërndarë një komunikatë për të nënvizuar që "kupton plotësisht thellësinë e ndjenjave të shprehura nga shumë futbollistë në dritën e ngjarjes tragjike të cështjes George Floyd". "Aplikimi i rregullave të lojës të aprovuara nga Ifab – është shkruar aty- është në dorën e atyre që organizojnë kompeticionet që duhet të përdorin mirëkuptimin e të marrin parasysh rrethanat".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI