Flash

Vasco da Gama 'fole' virusi: 16 futbollistë pozitivë me Covid-19

Lapsi.al 1 June 2020
Vasco da Gama 'fole' virusi: 16 futbollistë pozitivë me

Numrat e pandemisë që mbërrijnë nga Brazili janë gjithnjë shqetësuese e edhe bota e futbollit në vendin e sambas paguan pasoja e Koronavirus. Vasca da Gama ka bërë të ditur se 16 lojtarë të tyre (në 43 të testuar) kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 e tre të tjerë janë infektuar, por e kanë kaluar tashmë sëmundjen. Numra shokues që vijnë pikërisht në vigjilje të rifillimit të stërvitjeve pas një ndalese të detyruar prej dy muajsh.

Të gjithë lojtarët, indentiteti i të cilëve nuk është zbuluar, janë vendosur në izolim: "Kjo tregon vetëm se jemi duke bërë një punë të shkëlqyer, duke identifikuar infektimin tek sportistët tanë sa më shpejt të jetë e mundur - ka deklaruar klubi në një komunikatë për shtyp -Kjo na lejon të ndalojmë shpërndarjen e virusit".

Lojtarët në shtetin e Rio de Janeiro mund ti nënshtrohen testeve fizike e të ndërmarrin rutinën e stërvitjeve individuale nga sot, por stërvitja me kontakt nuk është lejuar ende. Shtete të tjerë duhet të vendosin akoma kur klubet e tyre mund të rifillojnë stërvitjet në grup.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI