Flash

Rasti i paprecedentë, zgjidh kontratën nga Koronavirus: "Prioritet për familjen"

Lapsi.al 1 June 2020
Rasti i paprecedentë, zgjidh kontratën nga Koronavirus:

Lajmi i zgjidhjes konsensuale të kontratës (që do të skadonte në 30 qershorin e ardhshëm) të Edgar Barreto me Sampdoria pak ditë nga rifillimi i kampionatit të Serie A ka qenë një befasi për të gjithë, duke krijuar edhe rastin e parë që një lojtar merr këtë vendim për shkak të pandemisë. Shpjegimin e ka dhënë vetë lojtari paraguajan, që në një intervistë për Il Secolo XIX ka fajësuar Koronavirus: "Bëri një rrëmujë të madhe".

"Zgjidha kontratën. Nuk ishin kushtet e duhura për rinovimin - ka thënë Barreto - Covid pastaj ngatërroi gjithcka … prioriteti për mua është ti jap qetësi familjes. Janë të shumta detajet, të mëdha e të vogla, që më shtynë të marr këtë vendim. Më erdhi keq që e mbylla kështu. Pa këtë virus të mallkuar do ta kasha respektuar kontratën".

Barretto megjithatë nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli: "Nuk largohem. Po bëj kursin për trajner, por nëse më jepet mundësia dua të luaj akoma e të marr kënaqësi nga fusha. Nëse dikush mendon se zgjidha kontratën se nuk jam mirë fizikisht, gabohet". Mesfushori ka treguar edhe eksperuiencën e vështirë me Koronavirus, me të cilin Barreto u infektua: "Isha me rrufë disa ditë, lodhje tek sytë, pastaj ndalesa. Frika ime e madhe ishte most a transmetoja tek familja. Edhe tani nuk dua të rrezikoj".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI