Flash

Payet fiton 100 mijë euro në javë, por refuzon shkurtimin e pagës: "Jam kryefamiljar"

Lapsi.al 1 June 2020
Payet fiton 100 mijë euro në javë, por refuzon shkurtimin e

Në kohën kur futbolli bëhet gati të fillojë në shumë vende europiane, në Francë kampionatet janë ndaluar e jo pa polemika. Shumë klube duhet të bëjnë llogaritë tani me problemet ekonomike që derivojnë nga ndalesa e detyruar e shumë prej tyre, mes të cilëve Marseille, kanë propozuar për të teseruarit e tyre shkurtimin me 30% të pagesës. Jo të gjithë janë dakord, si në rastin e yllit të skuadrës marsejeze Dimitri Payet: "Pozicioni im është i qartë, jam edhe baba e kryefamiljar e kam interesa për tu kujdesur" ka komentuar lojtari duke refuzuar shkurtimin e pagës.

Payet fiton rreth 100mijë euro në javë tek Marseille, por nuk ka ndërmend të marrë 1\3 më pak për një periudhë kohe: "Kam pagesa të rëndësishme financiare për të mbajtur e impenjime për të respektuar. Roli im është ai për të mbrojtur interesat e mia e ato të familjes sime - ka thënë lojtari për Le Journal de l'ile de La Reunion – pa vënë në rrezik klubin, të gjithë e dinë sa I lidhur jam me këtë skuadër".

Ajo e Payet në fakt nuk është protesta e vetme për momentin. Edhe Ezequiel Garay, mbrojtësi i Valencias që rezultoi edhe pozitiv me Covid-19 në mars, ka qenë lojtari i vetëm i klubit andaluz që refuzoi shkurtimin e pagesës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI