Flash

Një fond i vjen në ndihmë Barcelonës: po transferohen 111 milionë euro për Lautaron

Lapsi.al 1 June 2020
Një fond i vjen në ndihmë Barcelonës: po transferohen 111

Qëllimet e Inter për Lautaro Martinez janë bërë të qarta prej kohësh: nëse lojtari niset, do të jetë sepse dikush do të ketë paguar, nga data 1 në 15 korrik, klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 111 milionë euro. Kjo sepse Suning nuk kërkon të shesë, sepse Conte vlerëson shumë Toro-n e vetë argjentinasi është i lumtur tek zikaltrit. Por Barcellona dëshiron ti dhurojë Messit sulmuesin e preferuar e po mundohet të gjejë shumën e nevojshme.

Një operacion që nuk është aspak i thjeshtë për katalanasit, që janë duke u marrë me rregullat spanjolle të destinuara për ata që shfrytëzuan pushimin e përkohshëm nga punë për shkak të krizës së koronavirusit dhe që madje Javier Tebas, numri 1 i Ligës, e kishte quajtur një muaj më parë "të pamundur".

Por tani kampionati spanjoll është gati të rinisë e bashkë me të, të kthehet edhe interesi i partnerëve financiarë që, sipas Repubblica, janë gati të mbështesin Barça në tratativën për Lautaro, për të arritur shumën e 111 milionë eurove. Natyrisht katalanasve do ti duhet edhe ndonjë shitje, si ato të Coutinho ose Semedo, për tu kthyer në kufijtë e Fair Play Financiar, por duket se Bartomeu e ka gjetur planin B.

Inter pret e, nëse duhet të humbasë sulmuesin, i ka të qarta strategjitë: emrat janë ato të Cavani, Chiesa e Cunha, përvec përforcimit në mesfushë me Tonalin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI