Flash

I sëmurë me Covid kundër Valencias, reagojnë spanjollët: "Gasperini ka rrezikuar shumë njerëz"

Lapsi.al 1 June 2020
I sëmurë me Covid kundër Valencias, reagojnë

Intervista e Gian Piero Gasperini, trajnerit të Atalantës, që ka shpjeguar se ishte i infektuar me simptoma të koronavirus që në vigjilje të ndeshjes së 1/8 të finales së kthimit të Champions League në Valencia, ka provokuar reagimin e klubit spanjoll, që ka dalë menjëherë në konferencë për shtyp për të shprehur "çudinë" e tyre.

"Duke parë deklaratat e teknikut të Atalantës Gian Piero Gasperini - shkruan komunikata e shfaqur në faqen e klubit - dhënë për shtypin italian të dielën, Valencia CF dëshiron të shpresë publikisht befasinë e saj për faktin që trajneri i skuadrës rivalev në 1/8 e finaleve të Uefa Champions League pranon se ditën para ndeshjes së luajtur në 10 mars në Mestalla ishte në dijeni, të paktën për veten, se kishte simptoma që përputhen me Koronavirus e nuk kishte ndërmarrë masa parandaluese, duke vënë në rrezik shumë persona gjatë udhëtimit të tyre e qendrimit në Valencia".

"Duhet kujtuar - shkruan akoma klubi spanjoll - se kjo ndeshje u luajt me dyer të mbyllura, e mbrojtur nga masa rigoroze, për shkak të rregullave të vendosura nga autoritetet sanitare spanjolle për të evituar rezikun e infektimit me Covid-19, pikërisht në prezencë të personave që vinin nga një zonë që në atë datë ishte vlerësuar publikisht me rrezik".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI