Flash

Blatter zbulon konspiracionin amerikan mbi FIFA-n: "Unë viktimë e SHBA-së, Infantino një megaloman"

Lapsi.al 1 June 2020
Blatter zbulon konspiracionin amerikan mbi FIFA-n: "Unë viktimë e

Në shenjestër është gjithnjë Gianni Infantino, presidenti i Fifa-s. E kanë sulmuar fillimisht Michel Platini, pastaj Sepp Blatter, njerëzit që kanë udhëhequr futbollin europian e botëror përpara se të rrëzoheshin nga skandalet që i detyruar të largoheshin nga pozicionet e tyre. Sot, pesë vjet nga dorëheqja (u krye në 2 qershor 2015) kthehet të flasë pikërisht Blatter, të cilit Infantino i mori vendin e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, që 84 vjecari zviceran e drejtoi për 17 vjet, duke nisur nga 1998. E fjalët e ish-bosit të futbollit botëror - dhënë për agjensinë zvicerane ATS - janë të rënda: "Infantino - ka deklaruar ai - ka dashur ta bëjë futbollin një makinë të madhe parash, duke e cuar Kupën e Botës me 48 skuadra, Botërorin e femrave me 32 e atë për klube me 24. Por është e pamundur të zmadhosh gjithcka menjëherë. Sapo mori pushtetin u kap nga megalomania".

Duke folur për veten, e duke u mbrojtur, Blatter vazhdon të përcaktojë veten si viktimë e sistemit: "U dorëhoqa për shkak të presionit të SHBA. Thanë se duhet të hiqej koka. Unë hoqa dorë nga mandati im e papritur FIFA nuk ishte më një organizatë mafioze për gjykatat amerikane. E duket se Infantino e hapi rrugën drejt presidencës falë kontakteve me prokurorin federal Lauber. Platini u nxorr jashtë se kishte shitur votën në favor të Botërorit në Qatar, e pra tani askush nuk ka ndërmend ti spostojë. Mund të zhvilloheshin në Angli, Gjermani, Japoni ose Shtetet e Bashkuara. Unë vetë kisha propozuar SHBA por, nëse do ndodhte kështu, historia do më kishte dhënë të drejtë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI