Flash

Algoritmi i panjohur që tremb gjithë Serie A: klubet refuzojnë në mënyrë kategorike

Lapsi.al 1 June 2020
Algoritmi i panjohur që tremb gjithë Serie A: klubet refuzojnë

Rifillon Kupa e Italisë, rinis kampionati: pas dy javësh do të dorëzohet titulli i parë sezonal, për titullin duhet pritur deri në fund të korrikut. Kupa, mes një polemike e një tjetre mbi datat e gjysëmfinaleve, vazhdon përpara me qetësi, sepse në fund të fundit janë vetëm tre ndeshje: më pak se një javë e gjithcka zgjidhet. Serie A, ndërkohë, është krejt tjetër gjë: ja atëherë skenarët, nga përfundimi i rregullt, tek playoff deri në "planin C", me algoritëm "gravinian" të lajmëruar e akoma të panjohur.

Pikërisht kjo hipotezë i ka bërë të gjithë skeptikë, sepse pak e dinë për cfarë bëhet fjalë dhe askush nuk e do. Është e qartë se po flasim për hipotezën e tretë, ndaj dhe propbabiliteti është i vogël dhe për më tepër nuk do të shërbejë për të dorëzuar titullin kampion. Sipas asaj që bëhet e ditur, algoritmi duhet të bazohet në tre faktorë kryesorë: rendimenti në shtëpi e transfertë, numrin e ndeshjeve të luajtura e golat e shënuar. Kjo për të ndërtuar një klasifikim të pëlqyeshëm që nuk do të vendosë titullin: nëse nuk do të luhen ndeshjet e playoff, kampionati nuk do të ketë fitues.

Hipotezë që nuk i pëlqen aspak askujt. Madje ka gjetur kundërshtinë e gati të gjithë klubeve: për arsye të ndryshime është një zgjidhje që nuk i pëlqen asnjërit. Të qartë, në lidhje me këtë, fjalët e administratorit të deleguar të Inter Beppe Marotta: "Jemi absolutisht kundër cdo zgjidhje alternative që nuk është ajo për të përfunduar kampionatin ose kristalizuar klasifikimin" ka deklaruar ai për Gazzetta. "Algoritmi nuk është një zgjidhje: si mund të konsiderohet e “paparashikueshme” ajo që bazohet në futboll? Më mirë të vlerësojmë klasifikimin në këtë pikë”. Ky është opinioni i të gjithëve mbi algoritmin e panjohur e që i frikëson të gjithë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI