Flash

Video/ Ndeshja e parë e Bundesligës luajtur në qershor nga 1995: poker e vend i tretë për Leipzig

Lapsi.al 1 June 2020
Video/ Ndeshja e parë e Bundesligës luajtur në qershor nga 1995:

Java e 29 e Bundesligës mbyllet me 4-2 e Leipzig në fushën e Koln. Skuadra e Nagelsmann shkon në disavantazh menjëherë me Cordoba, pastaj rrit ritmet e rikuperon me një goditje me kokë të Schick (goli i nëntë sezonal), një parabolë të Nkunku e një të djathtë të Werner. Modeste shkurtoi diferencat, Dani Olmo i riktheu, duke lejuar Leipzig të kthehet në vendin e tretë, duke kaluar Bayer Leverkusen e Borussia Mönchengladbach.

Koln-Leipzig është ndeshja e parë e Bundesligës luajtur në qershor nga 1995. Julian Nagelsmann, trajneri i skuadrës Red Bull, në atë kohë ishte vetëm tetë vjec, por për të në këtë moment vlejnë vetëm tre pikët, edhe sepse Borussia Mönchengladbach e Bayer Leverkusen kanë rifilluar të marshojnë e Leipzig duhet të mbajë ritmin, përndryshe Champions League bëhet e largët. Pas golit të Cordoba, Lipzig reagoi shpejt dhe vuri ekuilibrin e me golin e Schick (20').

Numrat e sulmuesit cek po bëhen të rëndësishëm: 18 ndeshje e 9 gola, e të mendosh që sezoni i tij nisi në nëntor për shkak të një problemi në kavilje. Skuadra e Nagelsmann nuk dëshiron të ndalet dhe mori avantazhin në minutën e 38' falë një goli spektakolar të Nkunku, në sugjerimin e Laimer.

Në fillim të pjesës së dytë Red Bull sigurohet me golin e tretë, që erdhi më thjeshtë nuk ka. Portieri Gulacsi nis aksionin me shpejtësi për Werner, që i vetëm me portierin kundërshtar shënon 3-1 (50'), duke iu gëzuar golit të 25 në kampionat. I bukur asist i portierit hungarez, por është një gol që e bën Koln të duket një skuadër amatore.

Pesë minuta më pas Koln kthehet në -1 me një të djathtë të harkuar të Modeste, por për shkak të një tjetër gafe difensive Dani Olmo lihet i lirë të godasë në zhvillimet e një goditje këndi, e kështu në të 57' pokeri është i kompletuar. Për spanjollin e ardhur nga Dinamo Zagrebështë goli i parë në Bundesliga, por Nagelsmann ka nevojë edhe për veprimet e tij për të ruajtur vendin e tretë e për të patur një ide për të dytin ku Borussia Dortmund është vetëm dy pikë larg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI