Flash

Yllit të City i bastisin shtëpinë: hajdutët dalin qetësisht me 500 mijë stërlina

Lapsi.al 31 May 2020
Yllit të City i bastisin shtëpinë: hajdutët dalin

Një shifër e rëndësishme mund të konsiderohet ajo që hajdutët kanë marrë nga shtëpia e Mahrez. Sipas asaj që bën të ditur 'The Sun', sulmuesi anësor i Manchester City ka mbetur viktimë e një vjedhje në apartamentin e tij, që ka një faturë të rëndë financiare: 500 mijë stërlina mes parave, fanellave të rralla të futbollit, byzylykëve të florinjtë e tre orëve luksoze që kushtojnë 230mijë, 40 mijë e 35 mijë stërlina.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në vendngjarje, duke verifikuar edhe mënyrën e hyrjes në apartament: keqbërësit e kanë studiuar mirë planin e veprimit dhe kanë lëvizur të pashqetësuar me thesarin e rrëmbyer.

E megjithatë për Mahrez ka shkuar shumë më mirë se ajo qëi ndodhi ish-mbrojtësit të majtë të Chelsea dhe Anglisë, Ashley Cole. Anglezi ra viktimë e një grabitje me dhunë në vilën e tij në hyrje të Londrës, me keqbërësit të cilët – në momentin që gjetën ish-futbollistin vetëm në shtëpi – e kërcënuan, duke e lidhur tek një karrige, ndërsa grabisnin shtëpinë. “Një eksperiencë e frikshme – ka treguar një burim anonim për The Sun -. Kanë studiuar me shumë mundësi lëvizjet e Cole, ishin profesionistë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI