Flash

Video/ Dortmund luan tenis me Paderborn: Sancho tris spektakolar

Lapsi.al 31 May 2020
Video/ Dortmund luan tenis me Paderborn: Sancho tris spektakolar

Pas humbjes në sfidën direkte kundër Bayern Mynih, nuk bën gabime të tjera Borussia Dortmund, që nuk ndjen as mungesën e Erling Haaland për tu kthyer tek fitorja në Paderborn, duke shfrytëzuar një pjesë të dytë gati perfekte për të dominuar në fund 1-6.

Verdhezinjë e Lucien Favre në realitet e kanë të vështirë të gjejnë ritmin, e pavarësisht disa rasteve interesante (pritje vendimtare e Zingerle ndaj Thorgan Hazard e Raphael Guerreiro) shkojnë në interval me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë, situata është krejt ndryshe: në të 49’ verdhezinjtë i afrohen golit kur Hakimi vë në provë reflekset e Zingerle, që dorëzohet vetëm në të 54’: Emre Can godet dhe topi përfundon në këmbët e Hazard, që nuk gaboi për golin e 1-0.

Goli i dha krahë Dortmund që iu deshën vetëm tre minuta për të shënuar të dytin. Aksion i ngjashëm me të parin, por ndryshojnë protagonistët: krosimi nga e majta është e Brandt, goli i Jadon Sancho. Anglezi festoi duke treguar një fanellë me të shkruarën ‘Justice for George Floyd’, një gjest që i bashkohet atij të Marcus Thuram në ndeshjen mes Monchengladbach e Union Berlin.

Në minutën e 72, Paderborn krijoi idenë se mund të futej në ndeshje: Emre Can preku topin me dorë në zonë duke shkaktuar një 11 metërsh që Hunemeier e transformon me saktësi.

Shpresa për të hapur lojërat zgjat në fakt vetëm dy minuta, sepse në të 74’ Hazard shërben në zonë Sancho, që ka gjithë lirinë e duhur për të kontrolluar e për të goditur, duke mposhtur Zingerle, me një diagonale që përfundon në rrjetë për 3-1.

Paderborn tashmë është i dorëzuar plotësisht dhe miqtë përfitojnë për ti dhënë përmasa fitores së ftyre: në të 85’ mbërriti 4-1 me një diagonale fituese të Hakimi, në të 89’ është Schmelzer, i sapo futur në fushë, që shënoi golin e pestë për të tijtë, ndërsa në të 91’ Sancho përfundoi ditën e tij të jashtëzakonshme, duke firmosur në kundërsulm golin e 6-1 përfundimtar.

Me këtë fitore, Dortmund mbetet në vendin e dytë në klasifikimit në kuotën e 60 pikëve, -7 nga Bayern e +4 mbi Monchengladbach e Bayer Leverkusen. Errësirë e plotë për Paderborn, që mbetet i fundit me 17 pikë e gjithnjë e më pranë rënies nga kategoria.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI