Flash

Inter përshëndet Icardin me klauzolë anti-Juve: zyrtar transferimi tek Psg

Lapsi.al 31 May 2020
Inter përshëndet Icardin me klauzolë anti-Juve: zyrtar
Mauro Icardi është zyrtarisht një lojtar i ri i Psg. Shoqëria franceze ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin argjentinas pas huazimit në këtë sezon. Kështu, pas ditësh pritje ka ardhur edhe zyrtarizimi. Pjesa kryesore e punës u krye të premten, me detajet e fundit që kanë shtruar rrugën për qendrimin e argjentinasit në Paris. Për zikaltrit 50 milionë euro plùs tetë bonus, plus 15 milionë më shumë nëse Psg vendos ta rishesë në Itali brenda 12 muajsh. Verën e kaluar dy klubet kishin rënë dakord për të drejtën e blerjes në shifrat e 70 milionë euro, por në fund ka ardhur edhe ulja me rreth 10 milionë, duke qenë se 8 bonus janë lehtësisht të arritshme (të lidhura me një numër të ulët golash të shënuar apo prezencë në Champions). E reja e vërtetë e operacionit, që ka patur Gabriele Giuffrida si ndërmjetës, është përfshirja e të ashtuquajturës klauzola anti-Juve, për të cilën flitej prej kohësh. Bardhezinjtë e kanë vlerësuar gjithnjë Icardin e Inter kërkon të evitojë që Psg të blejë lojtarin për ta kaluar menjëherë tek një rivale italiane: në rast se kjo mundësi merkato ndodh brenda 12 muajsh, zikaltrit do të përfitojnë 15 milionë euro shtesë. KOMUNIKATA E INTER FC Internazionale Milano komunikon shitjen e Mauro Icardi tek Paris Saint-Germain FC: Sulmuesi i datëlindjes 1993 do të transferohet me titull përfundimtar në klubin francez. Klubi falenderon lojtarin për 6 sezonet e kaluara bashkë dhe i uron më të mirën në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI