Flash

E ka gruan me tumor, Nainggolan humb mbesën për të njëjtën sëmundje: "Nuk e besoj dot"

Lapsi.al 31 May 2020
E ka gruan me tumor, Nainggolan humb mbesën për të

Një humbje e rënë ka goditur familjen e Radja Nainggolan: mbesa e mesfushorit të Cagliari u nda nga jeta pas një beteje të gjatë kundër kancerit. Nainggolan ka dashur ti japë lamtumirën vajzës me një postim në rrjetet sociale: "E dashur, do ta mungosh të gjithëve. Kaq e re, akoma nuk arrij ta besoj". Një tragjedi e vërtetë për familjen e futbollistit belg që edhe në shtëpi duhet të përballet cdo ditë me luftën kundër të njëjtës sëmundje, që ka prekur pak kohë më parë edhe gruan e tij Claudia.

"E dashur, do na mungosh të gjithëve. Të dashurit tënd, fëmijëve, babait, vëllezërve e motrave, të gjithëve - ka shkruar Nainggolan në Instagram -. Kaq e re, akoma nuk e besoj. Tani shko tek mami e jepi një përqafim të ngrohtë. Do të të mbrojë akoma më shumë".

Për Nainngolan nuk është një periudhë e lehtë. Bashkëshortja e tij Claudia po lufton prej mujash me një tumor e në këtë moment të emergjencës botërore për koronavirus, Radja Nainggolan pranon frikën e tij më të madhe. “Claudia, natyrisht, ka një sistem imunitar të dobët. Shpresoj që e gjithë kjo të kalojë shpejt sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm – rrëfeu mesfushori i Cagliari -. Terapitë janë shtyrë e po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, duhet ta pranoj. Kam frikën se mos infektohem unë kur dal për pazar e ia transmetoj asaj koronavirus”.

Ajo e ka kaluar pjesën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e konservimit. Unë marr të gjitha masat e rastit e ndjekim direktivat e mjekëve” ka thënë belgu pak javë më parë për Vier.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI