Flash

Dyshimet/ Masakra ne Kurbin dhe shpërthimi në Tiranë lidhen me njëra-tjetrën

Lapsi.al 31 May 2020
Dyshimet/ Masakra ne Kurbin dhe shpërthimi në Tiranë lidhen me

Dy ngjarjet e rënda të ndodhura një pas një mbrëmjen e djeshme në Kurbin dhe Tiranë dyshohet se janë të lidhura me njëra tjetrën.

Dy persona u ekzekutuan në parkingun e një hoteli në Kurbin, ndërsa pak minuta më vonë një shpërthim tritoli në hotelin e Ervin Matës zgjoi Tiranën.

Sipas policisë, ngjarjet kriminale kanë ndodhur në një hark kohor prej vetëm disa minutash. Vrasja e dyfishtë në Kurbin ndodhi në orën 22:17, ndërsa shpërthimi i tritolit në 22:40.

Siç mëson Lapsi.al, hije dyshimi ngrihen mbi një lidhje të mundshme mes këtyre dy ngjarjeve kriminale.

Vrasja e dyfishtë në Kurbin 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e hotelit A&A në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër.

[video width="640" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/IMG_8467.mp4"][/video]

(Plumbat nga atentati i djeshëm) 

Viktimë ka mbetur biznesmeni Bujar Lika, ndërsa i plagosuri Paulin Gjergji humbi jetën sot në spital. I plagosur mbeti edhe një i ri 21-vjecar me inicialet K.L.

Viktima e parë që dyshohet edhe si shënjestra e atentatit, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve.

(Hoteli ku ndodhi ngjarja) 

Shpërthimi i tritolit në Tiranë 

Një shpërthim tritoli ndodhi në orën 22:40 në rrugicën e ndërmjetme mes një lokali dhe hotel 'Victoria' që e zotëron familja e Ervin Matës, pranë QSUT-së në Tiranë.

Nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet. Në cepin anësor të hotelit "Victoria" që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët mësohet se shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash. Targa e makinës së autorëve është zbuluar nga policia.

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë dhe opinionin publik si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Për këtë ngjarje akuzohet komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar komandon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i cili deri sot nuk është vënë në pranga. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI