Flash

Video/ 'Grabitësi' Andre Silva dhe goli i dytë radhazi i Piatek: shpërthen fundi i Bundesligës

Lapsi.al 30 May 2020
Video/ 'Grabitësi' Andre Silva dhe goli i dytë radhazi i

Në pritje të Bayern, që mund të përfitojë nga sfida e orës 18.30 me Fortuna Dusseldorf për të shkuar +10 nga Borussia Dortmund, vazhdon java e 29 e Bundesligës, nisur mbrëmë me suksesin e Bayer Leverkusen në Freiburg. Rezultate të rëndësishme jashtë fushe për Eintracht Frankfurt e Werder në zonën e poshtme të renditjes.

WOLFSBURG-EINTRACHT FRANKFURT 1-2

Sukses i Eintracht në fushën e Ujqve. Shumë dinak André Silva ti mbetet në dorë Pongracic (27') në zonë: penalltinë e transformon vetë portugezi. Barazimi mbërrin falë një skeme tashmë të konsoliduar për Ujqit jeshilë: goditje dënimi e Arnold, devijim fitues me kokë i Mbabu. Në të 85' vendosi takimin Kamada, me një digonale precize në spondin e Dost. Wolfsburg me këtë humbje arrihet në vendin e 6 nga Hoffenheim.

SCHALKE 04- WERDER 0-1

Për Schalke 04 ka vetëm ditë të zeza. Një tjetër humbje e diktuar këtë herë nga një neglizhencë në mesfushë e Todibo, që i hapi rrugën Bittencourt, për të shënuar me një të majtë të fuqishme që nuk i le asnjë mundësi Nubel (32'). Schalke është në pikiatë të plotë: 4 humbje në 4 ndeshje që ku ka rifilluar kampionati gjerman. Werder mbetet në vendin e parafundit, por tani është -2 nga Fortuna Dusseldorf (me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura) e -3 nga Mainz (një më shumë).

MAINZ-HOFFENHEIM 0-1

Për Mainz do të jenë telashe tashmë, pas një humbje në shtëpi përballë Hoffenheim. Müller në fakt e shpëtoi Mainz duke pritur penalltinë ndaj Zuber, por vetëm shtylla e goditur nga Quaison në goditje dënimi nuk mjafton për të shmangur disfatën. Pikërisht në të 43' Bebou, i sapofutur në lojë, depërton në zonë mes dy mbrojtësve duke shënuar me të djathtën. Mainz luajtur gjithë pjesën e dytë në sulm, por pa kthjelltësinë e duhur: zona e rënies tani është fare pranë.

HERTHA-AUGSBURG 2-0

Dominimin berlinez në pjesën e parë, me Ibisevic (gjithnjë titullar në vend të Piatek, në fushë nga minuta e 64') tepër i inspiruar në sulm. Goli i avantazhit është shënuar nga Dilrosun në minutën e 23'. Augsburg zgjohet në fund, por kaq nuk mjafton: vazhdon momenti magjik i Labbadia, që mund të festojë së bashku me Piatek, në golin e dytë radhazi: këtë herë polaku shënoi në të 92', në një kundërsulm perfekt.

GERMANY - BUNDESLIGA

Hertha BSC 2 - 0 Augsburg

Mainz 05 0 - 1 Hoffenheim

Schalke 04 0 - 1 Werder Bremen

Wolfsburg 1 - 2 Eintracht Frankfurt

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI