Flash

Video/ Bayern është një rrul-kompresor: bararezët asfaltojnë Fortunën dhe shkojnë +10 nga Dormund

Lapsi.al 30 May 2020
Video/ Bayern është një rrul-kompresor: bararezët

Bayern Mynih kishte mundësinë të shkonte +10 nga Borussia Dortmund dhe nuk mund ta conte dëm rastin në Allianz Arean, për më tepër kundër Fortuna Dusseldorf, që luan për mbijetesë. Skuadra e Flick është e pamëshirshme me shuplakën e dhënë miqve nga Dusseldorfi me Pavard në një formë brilante, dygolëshit të Leëandoëskit që sheh edhe më pranë Këpucën e Artë dhe Davies që nuk humb rastin për tu evidentuar.

Avantazhi që në minutën e 15 ia bëri fare të thjeshtë Bayern punën, kundër një kundërshtari që tani nuk mund të mbyllej prapa. Pavard bëri qendërsulmuesin tipik për bavarezët, kur dërgoi në rrjetë sugjerimin e Gnabry, duke konkluduar një aksion të gjithin në shpejtësi, por lavdinë ia mori një devijim i Joergensen, për autogolin e pafat.

Skuadra e Flic nuk vonoi të siguronte rezultatin me golin e dytë në 29 minuta lojë. Pasi i hoqën meritën e golit të parë, Pavard ishte i vendosur të shënonte emrin në listën e golashënuesve. Mbrojtësi francez realizoi edhe golin e dytë, këtë herë duke përdorur aftësitë ajrore, në një goditje me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi.

Nuk mund të mungonte në goleadë, sepse e tillë po shndërrohej, një sulmues me aftësitë e Leëandoëski e me ambicjen për të rrëmbyer Këpucën e Artë. Bayern, në fakt, e mbylli pjesën e parë të sfidës me Fortuna Dusseldorf me një fitore praktikisht të patjetërsueshme. Goli i tretë i bavarezëve u shënua në minutën e 43 të takimit, duke e bërë pjesën e dytë një formalitet. Aksion fantastik i bavarezëve për ti dhënë mundësinë polakut të shtojë një tjetër gur me peshë në luftën për golashënuesin më të mirë të Europës.

Sikur të mos mjaftonin tre golat e pjesës së parë, bavarezët shënuan edhe dy herë të tjera në harkun e dy minutave pas rifillimit. Leëandoëski shënoi dygolëshin personal në minutën e 50, duke e ndjerë se mund të bënte diferencën në garën për Këpucën e Artë. Vetëm dy minuta më pas Davies fiksoi rezultatin me golin e pestë për Bayern, duke ndëshkuar portierin e Fortunës Kastenmeier. Asnjë ndryshim për miqtë në lojë, me aktivizimin e Valon Berishës nga minuta e 57.

Bayern ngjitet në kuotën e 67 pikëve në 29 javë, duke e lënë 10 pikë mbrapa Borussia Dortmund, që duhet të luajë në fushën e Paderborn të vendit të fundit. Titulli natyrisht është cështje kohe, kur deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 5 javë e në lojë janë vetëm 15 pikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI