Flash

Video/ Ibrahimovic, mesazh me dy kuptime për Hammarby: "Do të shihemi në fushë"

Lapsi.al 29 May 2020
Video/ Ibrahimovic, mesazh me dy kuptime për Hammarby: "Do të
Zlatan Ibrahimovic me shumë mundësi e konsideron të mbyllur aventurën në Milano me Milan. Nuk ka si shpjegohet ndryshe sinjali që suedezi i ka dhënë tifozëve të Hammarby. "Do të shihemi në fushë", është postimi me të cilin sulmuesi i Milan shoqëron një video në të cilën klubi fton tifozët të regjistrohen për abonimet. Pikërisht me Hammarby, klubin suedez ku Ibra zotëron 25% të aksioneve, shtatlarti është stërvitur gjatë periudhës së izolimit në Itali. Mesazhi i lojtarit mund të konsiderohet i koduar, nëse merret në konsideratë e ardhmja e tij e pasigurtë me kuqezinjtë. Pas dëmtimit në pulpë, Ibra është kthyer në Suedi me objektivin për të rikuperuar sa më shpejt në prag të rifillimit të Serie A.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI