Flash

Manastirliu zyrtarizon rifillimin e futbollit: klubet e Superiores ndezin 'motorët'

Lapsi.al 29 May 2020
Manastirliu zyrtarizon rifillimin e futbollit: klubet e Superiores ndezin

Pritej vetëm një përgjigje dhe ajo erdhi. Tani është zyrtare, në datën 3 qershor skuadrat do të zbresin në fushë për ta rinisur kampionatin. Konfimimin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me publikun ka bërë të ditur të gjitha aktivitet që do të lejohen prej 1 Qershorit duke zbatuar në mënyrë strikte masat dhe protokollet e sigurisë: "Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë".

Ishte fjala e duhur për ti dhënë një përgjigje zyrtare kërkesës së bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të rikthyer futbollin, në datën e përzgjedhur në 3 qershor. Gjërat tashmë thjeshtohen sepse edhe kalendari i bërë gati nga Federata për rifillimin, e që kishte si datë starti pikërisht mesjavën e parë të muajit të ardhshëm, mbetet në fuqi.

Superiore rifillimi

Sipas asaj që kishte planifikuar FSHF, do të ketë ndeshje cdo tre ditë, me startin të mërkurën e 3 qershorit, për ta mbyllur në 29 korrik 10 javët e mbetura të Superiores dhe Kupën e Shqipërisë (cerekfinalet, gjysëmfinalet e finalen). U vendos gjithashtu që finalja e Kupes së Shqipërisë të zhvillohet në datën 2 gusht. Problem do të jetë starti asfiksues me katër ndeshje në 10 ditë mes Kupës e kampionatit. Duke patur parasysh që lojtarët duhet të rigjejnë formën pas dy muajsh inaktivitet, kjo periudhë është edhe më e rrezikshmja për lojtarët që mund të pësojnë dëmtime.

Ndeshjet e javës 27

DATA NDESHJA

03-06-2020 17:30 FK Kukesi - KS Luftëtari

03-06-2020 17:30 KF Laçi - KF Teuta

03-06-2020 17:30 KF Bylis - KF Tirana

03-06-2020 17:30 Flamurtari FC - KF Vllaznia

03-06-2020 20:00 KF Partizani - KF Skenderbeu

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/2200281603450508:0

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI