Flash

Krahasimi në krizë/ Teatri i Ramës, si piramida e Enverit

Lapsi.al 29 May 2020
Krahasimi në krizë/ Teatri i Ramës, si piramida e Enverit

Nëse ngritja e Piramidës, së cilës shkrimtari Ismali Kadare i ka kushtuar edhe një roman të shkurtër, ishte monumenti që simbolizoi fundit e regjimit komunist në Shqipëri, përpjekja për të ndërtuar një teatër të ri me shuma marramendëse, mund të kthehet më mauzoleun e pushtetit të Edi Ramës. Analogjia në një pikë është tejet e ngjashme: Ramiz Alia vendosi ta ngrinte veprën faraonike kushtuar kujtimit të Enverit në kohën kur vendi ishte zhytur në një krizë të thellë ekonomike. Edhe Edi Rama ka vendosur të shkatërrojë teatrin e vjetër për të lartësuar aty projektin marramendës të Bjarke Ingels në një kohë kur ende nuk ka paguar gjysmat e pagave të luftës të shkaktuar nga vala e papunësisë prej pandemisë.

Në të njëjtën ditë që në mediat shqiptare u publikua një letër e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që i kërkonte qeverisë mbështetjen për një kredi afro 30 milionë euro për të ndërtuar teatrin (poshtë), ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në "Real story" se deri më tani shteti shqiptar ka shpenzuar rreth 25 milionë euro për përballimin e situatës shëndetësore me Covid 19.

Image

Pra shteti shqiptar, i cili u kritikua ashpër për mungesën e testimeve sipas orientimeve të OBSH -së duke pasur një mumër dramatikisht të vogël testimesh për 1000 banorë në krahasim me vendet e tjera, që nuk siguroi dot pajisje mbrojtëse për mjekët dhe respiratorë për të sëmurët, është i gatshëm të shpenzojë më shumë në këtë kohë emergjente për ngrehina luksi.

Por më dramatike e bën situatën deklarata e ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili shprehu qartas filozofinë e qeverisjes së Ramës duke deklaruar se "edhe nga dheu do t'i nxjerrim- paratë e teatrit-, nëse nuk i kemi".

https://youtu.be/doXd8XLQNWw

Pra këtë folozofi që qeverisja e rilindjes nuk e ka artikuluar asnjëherë, as për dramën e 26 nëntorit, as për fondet për pandeminë, as për shpërblimin e njerëzve të prekur nga shpërthimi i saj, ajo e deklaron për ngritjen e një godine nga ato që përkëdhelin sedrën e kreut të regjimit aktual dhe që ushqejnë delirin e tij për të lënë gjurmë në qendrën e kryeqytetit.

Edhe pushteti komunist në kulmin e zisë ekonomike u tundua nga këto ëndrra grandomane, por të gjithë e dinë historinë se ç'ndodhi pak më pas me fatin e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI