Flash

Tifozët e votuan, portieri i tretë rinovon me Livingston: dhuron dy paga për bamirësi

Lapsi.al 28 May 2020
Tifozët e votuan, portieri i tretë rinovon me Livingston: dhuron dy
Gary Maley ka rinovuar për një tjetër vit kontratën e tij me klubin skocez të Livingston. 37 vjecari, portieri i tretë i skuadrës, e ardhmja e të cilit i ishte lënë në dorë një sondazhi në Twitter, rezervuar tifozëve, ka marrë aprovimin e 70,4% të votuesve (194.544 tifozë) e ka vendosur të dhurojë për bamirësi dy paga mujore. "Është gjithcka për një cështje të mirë - ka thënë ai – Do të shkojnë për John O'Byrne Foundation që ndihmon fëmijët e sëmurë". Një inisiativë ajo e klubit të Scottish Premier League që u bë shpejt virale e që tërhoqi vëmendjen e mediave të gjysmës së botës. Livingston zbuloi më pas prapaskenën se si lindi idea, gati si lojë, pas një bisede mes portierit dhe zëvendëstrajnerit David Martindale, miq të vjetër mes tyre. Maley, që punon me kohë të plotë për një kompani të inxhenierisë civile, kishte sugjeruar të shpërndante rrogën e tij për portierët më të rinj në klub për ti ndihmuar në këto moment të vështira. Drejtuesit i erdhi në mendje idea që ti besonte tifozëve të ardhmen e tij. Duke supozuar se nuk do të kishte më shumë se 400-500 voti, Martindale u impenjua të dhuronte një stërlinë në bamirësi për cdo votë të marrë. Maley, ndërkohë, nëse sondazhi do të ishte në favor, do të dhuronte dy muaj rrogë për bamirësi. Për mënyrën si shkuan gjërat, drejtuesi nuk mundi të mbante fjalën, duke qenë se duhet të paguante gati 200mijë stërlina (dhuroi 1000), ndërsa lojtari i qendroi premtimit të tij. Një situatë e cuditshme, por që vetëm mund ta duartrokasësh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI